Nis pelegrinazhi ne malin e Tomorrit

Nis pelegrinazhi ne malin e Tomorrit

Mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, por dhe nga jashtë kufirit i janë drejtuar malit të Tomorrit për ritin e përvitshëm drejt vendit të shenjtë, Kulmakut.

Kjo festë nis nga data 20 deri më 25 gusht, ku besimtarët ngjiten në malin mbi 2400 metra mbi nivelin e detit, për të hedhur para dhe sende të tjera në varret e klerikëve Iljaz Dervishi dhe Abaz Aliu, emrin e të cilit mban edhe kjo festë shekullore.

Çdo vit, ky ritual vijon për 5 ditësh, ku sot ka kulmuar me një numër të madh vizitorët.

Festa e Abaz Aliut në malin e Tomorrit shoqërohet me flijimin e deles ose të qengjit, çka do të thotë që shpirti i kurbanit shkon lart, ndërsa mishi i tij shpërndahet. Ndërkohë, një tjetër veçori tjetër e festës është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit të flijuar për nder të klerikut.

Besimtarët e sektit bektashian marrin me vete në shtëpitë e tyre qirinjtë e shkrirë dhe dheun që ndodhet në vendin ku prehen klerikët bektashianë, pasi kjo sjell për ta mbarësi përgjatë gjithë vitit kalendarik. Sipas besimtarëve, për të pasur mbarësi në familje, çdo person duhet të vijë në malin e Tomorrit për 3 vite me radhë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama