Nis eklipsi! Shfaqja me spektakolare ne bote

Nis eklipsi! Shfaqja me spektakolare ne bote

Miliona njerëz po presin me kuriozitet atë që është cilësuar shfaqja më e madhe në botë. Bëhet fjalë për eklipsin diellor. Në Shqipëri ky eklips ka nisur pak pas orës 9:40. Në Tiranë eklipsi do jetë i pjesshëm. Ndërkohë në Britani dhe në Europën Veriore, do të kenë mundësi ta shijojnë deri në 98 përqind. Në Shqipëri flitet se Dielli do mbulohet deri në 40 përqind.

Atje qielli do bëhet i errët dhe ky do jetë eklipsi diellor më i mirë në shumë kohë. Eklipsi ndodh kur Hëna vendoset mes Tokës dhe Diellit. Ekspertët kanë paralajmëruar që njerëzit të mos e shohin Diellin direkt për shkak se kjo mund të shkaktojë dëme. Vitin e ardhshëm do ketë një tjetër eklips diellor, më 9 mars, që do shihet në disa zona të Paqësorit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama