Ngrohja globale dhe rreziqet per planetin tone OKB jep alarmin

Ngrohja globale dhe rreziqet per planetin tone, OKB jep alarmin

OKB-ja ka deklaruar se duhen marrë masa urgjente brenda vitit 2030 sepse përndryshe, planeti ynë do të përballet me një katastrofë të vërtetë. Toka do të gjendet në kushte shumë të vështira për shkak të ngrohjes globale.

 

Sipas OKB-së shfrytëzimi i lëndëve të para nga njerëzit do të mund të çojë në një katastrofë të madhe. Në dekadat e fundit, satelitët kanë zbuluar temperatura shumë të larta mesatare, që rriten gjithnjë e më shumë çdo vit. Kjo do të çojë në një zhvendosje dhe në një shpërbërje më të shpejtë të akullnajave. Në samitin e Berlinit, u përshkruan perspektivat e ardhshme të planetit tonë nga ku doli se ajo që na pret nuk është aspak e siguruar. Përveç kësaj, në të u diskutua edhe dështimi i planit të projektit 20/02/20, 20% e të cilit përbëhej nga reduktimi në 20% i emetimit të gazrave serrë, 20% nga kursimi i energjisë dhe pjesa tjetër e planit përcaktonte rritjen e më shumë se 20% të konsumit nga burimet e rinovueshme. E gjithë kjo duhej të ndodhte brenda 2020-ës, por fatkeqësisht këto objektiva janë të paarritshme. Pjesa më e madhe e vendeve u impenjuan shumë për të çuar përpara këtë projekt dhe këtë synim kompleks, por fatkeqësisht kjo nuk po mjafton.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama