Nga 490.483 emigrante shqiptare ne Itali 100 mije kane nenshtetesi italiane

Nga 490.483 emigrante shqiptare ne Itali, 100 mije kane nenshtetesi italiane

Në Itali jetojnë 490 483 emigrantë shqiptarë, rreth 100 mijë prej të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane e gëzojnë të drejtën e dy nënshtetësisë.

Në çdo 100 shqiptarë në Itali, 3.8 prej tyre kanë nënshtetësi italiane e vetëm gjatë vitit 2014 mbi 21 mijë shqiptarë janë nënshtetas të rinj italianë.

Këto të dhnëa janë publikuar së fundmi nga Instituti Italian i Statistikave në raportin vjetor me të dhënat mbi bilancin demografik në këtë vend.

Deri më 31 dhjetor të 2014, popullsia italiane numëronte 60.795.612 banorë, 8.2% prej të cilëve, pra pak më shumë se 5 milion janë qytetarë me nënshtetësi të huaj.

Komuniteti shqiptar rezident në Itali deri më vitin 2014 renditet në vendin e dytë në numër, me rreth 490 483 nënshtetas shqiptarë, 254 622 meshkuj e 235 861 femra, e që përbëjnë 9.8% të popullsisë së huaj në këtë vend.

Sipas analizave statistikore në krahasim me një vit më parë numri i shqiptarëve në Itali është reduktuar me rreth 1.1%. Pra përgjatë vitit 2014 në Itali janë regjistuar 5226 shqiptarë më pak se sa në vitin 2013.

Reduktimi i numrit të emigrantëve shqiptarë në Itali është lidhur ngushtë me rritjen e numrit të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Raporti i fundit statistikor vërteton se gjatë vitit 2014, 21 302 shqiptarë kanë marrrë nënshtetësinë italiane kundrejt 15 mijë në vitin 2013 e 10 mijë në vitin 2012.

Afërsisht përllogaritet se në Itali aktualisht janë rezidentë rreth 100 mijë shqiptarë më nënshtetësi italiane apo dhe me dy nënshtësitë shqiptare e italiane. Në çdo 100 shqiptarë në Itali, 3,8 prej tyre kanë marrë nënshtetësi italiane.

Marrja e nënshtetësisë italiane bazohet në ligjin N.91 të 1991, i cili gjatë viteve ka pësuar modifikime të vazhdueshme. Rritja e numrit të shqiptarëve të cilët kanë narrë nënshtetësinë italiane lidhet me faktin e rezidencës prej më shumë se dy dekadash në Itali dhe plotësimin e kushteve të domosdoshme për zotërimin e saj.

Po sipas të dhënave statistikore janë regjistruar 129 887 qytetarë të huaj që kanë marrë nënshtetësi italiane, 40% e të cilëve janë minorenë.

Për herë të parë në 2014 verifikohet një shtim i numrit të italianëve të rinj meshkuj që përbëjnë rreth 50.9% të kuotës së përgjithshme e 16.4 % e të cilëvë janë meshkuj shqiptarë.

Numri i emigrantëve shqiptarë që fitojnë të drejtën e nënshtetësisë italiane është i destinuar të shtohet nga viti në vit dhe për shkak të reformës së të drejtës së nënshtetësisë që pritet të shqyrtohet këtë vjeshtë në parlamentin italian.

Sipas normativave të reja të parashikuara në projektligjin e ri, mjaft fëmijë emigratësh shqiptarë që kanë lindur, ose janë rritur e kanë studiuar të paktën tre cikle shkollore në Itali, do t’u njihet e drejta e nënshtetësisë italiane.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama