Nexus 7 tableti qe Google synon te konkuroje iPad-in

Nexus 7, tableti qe Google synon te konkuroje iPad-in
Google ka hedhur në treg Nexus 7, produktin më të ri të saj, tablet me të cilin synon të konkurojë në tregun e dominuar nga iPad i Apple. Prototipi i Google që prej disa javësh është hedhur në shitje në Shtetet e Bashkuara tashmë ka mbërritur në Europë. Nexus ka një hardisk me kapacitet 16 GB, procesor super të shpejte, quad core Nvidia Tegra 3 dhe operon me versionin më të fundit android, 4.1.

Ekrani nuk është një kampion e ndoshta do t’i duhej pak më tepër ndricim, por është në gjendje të funksionojë me parametrat 1280 x 720 pixel.

Pesha e lehtë, vetëm 340 gram e bën akoma më praktik Nexus 7 edhe pse ndoshta është pak më i trashë se duhet, 10.45 mm. Për lundrimin në internet, Google ka vendosur si të preferuar produktin e saj, Chrome që nga testimet e para në SHBA, funksionon në mënyrë perfekte.

Ashtu si iPad apo produktet e tjera të Apple, edhe Google ka preferuar që të lërë jashtë produktit të saj Flash Player-in, aq të kritikuar nga Steve Jobs. Për të siguruar internetin në lëvizje, mjafton që tableti të vendoset në lidhje me një smartphone që e ofron këtë shërbim.

Problem për Nexus 7 janë aplikacionet e pakta të dedikuara për të, ndërsa avantazh i madh ndoshta është cmimi, mjaft më i lirë se iPad, 249 euro. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama