Nexhmija Enveri reflektonte shpejt i degjonte gjithmone keshillat e mia

Nexhmija: Enveri reflektonte shpejt, i degjonte gjithmone keshillat e mia
Nexhmie Hoxha ka dhënë mbrëmë një intervistë të gjatë për Janush Bugaskin në “AS”, ku ka folur për Enver Hoxhën, marrëdhëniet e tij me Tito, për Kosovën, lidhjen dhe prishjen e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe marrëdhënien e saj me Enverin. Dua t’ju bëj një pyetje e cila është me interes të veçantë për historianët e rajonit. Mund të na jepni një ide se cilat ishin marrëdhëniet mes Enver Hoxhës e Titos, e thënë ndryshe mes Partisë Komuniste Shqiptare dhe komunistëve jugosllavë? Gjatë periudhës së luftës deri në vitin 1948, deri në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nё fakt neve fituam dhe çliruam vendin, por nuk qemё nё kushtet qё tё siguronim pavarёsinё e vendit. Nё Jaltё, siç e dini dy tё mёdhenjtё e botёs Çërçilli dhe Stalini, si tё thuash me njё laps tё kuq ndanё zonat e influencёs, dhe Çërçilli siç dihet mori Greqinё, kurse Stalini Jugosllavinё. Nё kёtё mbledhje nuk u pёrmend Shqipёria fare, por ishte kuptuar qё Jugosllavia kishte planifikuar qё Shqipёrinё ta pёrfshinte nё Federatё, kurse gjithё plani jonё dhe ёndrra jonё ishte- unё nuk e pёrmenda mё parё- por Enveri gjatё luftёs bёri aktivitete tё veçanta qё tё pёrgatitej edhe Kosova, qё t’i ngjitej Shqipёrisё, pas pёrfundimit tё luftёs. Ai u mundua shumё se atje ishte gjendje shumё e vёshtirё, sepse ndёrhynё nacionalistёt, pranuan prishjen e kufirit, dmth u vunё nё kundёrshtim me Kartёn e Atlantikut.

Neve ishim plotёsisht dakord me kartёn e Atlantikut lidhur me ato dy çёshtje tё mёdha: e para njёherё vetёvendosja, qё ishte e pёrhershme dhe pёr kёtё janё bёrё edhe dy mbledhje, ajo e Bujanit dhe njё tjetёr. Pёrsa i pёrket kufijve ne thoshim që gjatё luftёs nuk na leverdis neve tё prishim kufijtё, sepse duhet tё pranojmё qё kemi bashkёpunuar me gjermanёt. Kёshilloheshin shokёt komunistё, shumё shkuan andej, u dёrguan nё Kosovё qё tё formonin njё lёvizje kundёr fashizmit, njё lёvizje kundёr kёtij bashkimi artificial dhe tё dёmshёm. Nё rast se nuk do tё pranohej kjo, ose nuk do ta kuptonin kёtё, Kosova nuk do tё kishte edhe atё pak autonomi qё e pati, por do tё dёnohej shumё rёndё. Kjo e Kosovёs ёshtё njё problem tjetёr shumё i gjerё. Tito nё fillim mendohesh për kёtё, edhe Enveri e dinte qё me anёn e Federatёs Ballkanike qё kishte Stalini me Dimitrovin mund tё zgjidhej edhe problemi i bashkimit tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs.

Kjo ide ra pastaj mё vonё, se Stalini pa qё Tito donte ta drejtonte ky atё, bile nё bisedime tё zjarrta qё po dalin tani, qё po botohen nga arkivat ruse i thotё: Jo, jo, federatё Stalin, jo, jo federatё me Bullgarinё, dhe më vonё Shqipёria. Titoja i vuri bёrrylin Dimitrovit. Mirёpo Enveri pёr federatёn ka thёnё: Ide e mirё dhe duhet punё e madhe pёr kёtё. Kaq dhe kjo çёshtje ra. Por, sidoqoftё Jugosllavia, aq mё shumё qё kishte edhe njё lloj mbёshtetje nga Stalini dhe, unё them Enverit dy gjёra i lidhёn duart- siç themi ne shqiptarёt- nё veprimin e tij tё lirё. Menjёherё pas çlirimit, se ne morёm pushtetin, ai ishte komandant i pёrgjithshёm i ushtrisё, u bё kryesor u bё kryeministёr, ministёr i Jashtёm dhe ministёr i Mbrojtjes. I mbajti tё tria, por i kishte duart tё lidhura. E para, prej vendimit tё Jaltёs, qё nuk mund ta kundёrshtonim dhe e dyta, lidhur me indiferencёn dhe injorimin nga ana e Stalinit tё Shqipёrisё. Deri nё 1947, Shqipёria nuk kishte asnjё kontakt me Bashkimin Sovjetik, me udhёheqjen e partisё. Gjatё luftёs nuk erdhi asnjё ushtar. Asnjё ushtar sovjetik nuk ka shkelur kёtu. Nuk kishim asnjё lidhje me komandёn atje, vetёm çfarë dёgjonim Radio Moskёn, po nё kёtё mes edhe Radio Londrёn, mё shumё, çdo natё, por jo gjё tjetёr.

Nëse s’do kishte qenë kundërshtimi i Stalinit, a do kishte këmbëngulur Tito më shumë për ta aneksuar Shqipërinë në Jugosllavi? A do të kishit rezistuar ju, qoftë dhe nga ana ushtarake, ndaj këtij veprimi? Kundërshtimi i Stalinit, prishja e marrëdhënieve në vitin 1948 mes Stalinit dhe Titos, nëse të gjitha këto s’do të kishin ndodhur dhe, nëse Tito e Stalini do të vazhdonin të ishin pjesë e Bashkimit, a do të ishte ushtruar presion i mjaftueshëm që Shqipëria t’i aneksohej Jugosllavisë? A e pengoi aneksimin e Shqipërisë kundërshtimi i Stalinit?

Unё dua tё ndalem tek fakti se si u acaruan marrёdhёniet tona dhe qё ndryshoi krejt vlerёsimi i Stalinit lidhur me Shqipёrinё. Ndryshoi komplet. Pse ndodhi kjo? Jugosllavёt filluan t’ia kenё Shqipёrisё me shumё hile. Gjillasi ka shkuar qё nё 1944 tek Stalini dhe ai e pyeti: Çfarё ёshtё ky popull? Nё 1946 ka shkuar Tito dhe ai e pyeti: A e njeh Enver Hoxhёn? I tha: Jo. Mirё tha- ata kanё disa kundёrshtime, por nuk ёshtё problem. Mirёpo, nё atё kohё, nё 1946, Stalini ishte njoftuar pёr manovrat dhe gjithё prapaskenat qё u organizuan nё Berat. Kjo ёshtё njё histori tjetёr tani se çfarё bёnё ata nё Berat, nё prag tё çlirimit tё Shqipёrisё. Erdhën kёtu dy vetё: Stojeviç dhe Dizareviç dhe ata morёn gjoja njё si mision ushtarak qё erdhi shumё shumё vonё.

P.sh anglezi kishte ardhur, ishin tё parёt. Por ata erdhën direkt dhe morёn dhe Byronё dhe merrnin pjesë nё mbledhjet e Byrosё. Organizuan edhe 4 veta nga tё Byrosё, kundёr Enverit dhe rrёzuan tёrë vijёn që ishte ndjekur deri atje, me shumё kontradikta- ёshtё histori tjetër. Merreni me mend, per 2-3 ditё do vinin nё Tiranë, ishte çliruar edhe Tirana, qeveria ku ishte zgjedhur Enveri, tё gjithё kanё thёnё- edhe mendimi im ёshtё – edhe studjuesit kanё thёnё -edhe Enveri- sidoqoftё kur u rishikuan kёto e tregoi qё Tito nuk ёshtё se donte ta rrёzonte ose ta zёvendёsonte, ishte njё utopi, absurditet. Ai donte ta frikësonte, ta trembte qё pas kёsaj ai tё ishte njё udhёheqёs, por i pёrulur. Nё fakt kur ishte Tito dhe e tha kёtё fjalё kapёrceu Aleksandёr Rrankovic. Ky ishte Ministёr i Brendshёm, por ishte mё i egri qё ka bёrё kёrdinё nё 68-tёn nё Kosovё. Ai ndёrhyri menjёherё dhe tha qё Enver Hoxha, tё gjithё antarёt e Byrosё thonё qё nuk ёshtё partiak i fortё, prandaj ne i kemi vёnё Koçi Xoxёn si mё tё vjetrin. Koçi Xoxe ishte njё punёtor teneqexhi. Ai kishte njё aktivitet. Jo injorant, por ishte njeri pa kulturё, po ata e vunё, se ai popullin nuk mund ta zёvёndёsonte nё asnjё mёnyrё, por si parti kёta mundoheshin.

Ai ishte nga Korça, ishte ortodoks me prirje maqedonase, jo greke se kёshtu janё ndarё atje, dhe vёrtetohet me kёto qё tha Rankoviçi se edhe Enverin kishin arritur qё ta vёnё nёn kontroll. Kjo njihet edhe nё historinё e Partisё qё bёri kёrdinё nё inteligjencёn e partisё, bile dhe disa nga shokёt e Enverit ai i vrau. Enveri donte tё krijonte kontakt me Stalinin dhe vetёm tani nё bazё tё dokumenteve ruse – unё- se Enveri nuk ishte mё, mora vesh qё Enveri i ka bёrё njё letёr Stalinit nё 1946 dhe i ka thёnё se nё tё gjithё tentativat qё po bёn Jugosllavia ne kemi nevojё pёr ndihmёn tuaj.

Por, thotё se ne duhet tё trajtohemi si vend i pavarur dhe i flet pёr tёrё Beratin, çfarё ishte bёrё atje, si mendonte ai pёr kёtё çёshtje. Kёshtu, kur i thotё Tito: Jo do tё rregullohet kjo punё- Po Berati?- thotё Stalini. Pra kishte vajtur fjala tek Berati. Dhe kjo del tani nga dokumentet. Pra filloi interesimi dhe filloi tё dyshojë Stalini- thonё studiuesit. Dhe nuk i interesonte dhe donte ta ndalonte kёtё ambicie tё Jugosllavёve ndaj Shqipёrisё. Unё kam njё fakt tjetёr pastaj qё Nako Spiro, qё ishte njё nga anёtarёt mё aktivё qё nё luftё, si tё thuash i dyti a i treti pas vrasjes sё Qemalit nё bashkёpunim me Enverin kanё pasё qenё nё bashkёpunim shumё tё mirё gjatё luftёs, por pas luftёs si duket ai kishte ca pakёnaqёsira lidhur me personin e tij, qё e vlerёsonte shumё mё lart. Nё Berat ai bёri njё gabim fatal. Ai i bёri njё letёr tё shkruar nё italisht me anё tё Dizajereviçit, qё ishte i rinisё, ia dorёzoi Titos kundёr Enver Hoxhёs, duke shfaqur pikёpamje pёr shokun e tij, por fshehurazi.

Dhe kjo ёshtё njё gjё e dënueshme sigurisht. As Enveri, as unё, as neve nuk e kemi ditur kёtё gjё. Kur u ngrit çёshtja e akuzёs ndaj Jugosllavёve dhe ja pёrdorёn kёtё si shpata e Damokleut dhe, kur ato e deklaruan ky kishte ndryshuar pozicion, se e kuptoi kush ishin dhe u lidh prapё me Enverin. Ky, meqё nuk kishte familje, vinte dhe hante bashkё me ne. Bёnim si drekё pune bashkё. Unё isha prezent dhe po ju them se aty planifikonin si tё lidhemi me Bashkimin Sovjetik dhe, aty u vendos, meqё ky ishte Kryetar i njё Shoqate shqiptaro-sovjetike, unё isha nёnkryetare. Nё 1 maj tё 1945 shkuam nё Moskё dhe ai u ngarkua qё tё shkonte nё aparatin e Komitetit Qendror tё Bashkimit Sovjetik, ku tё bёnte njё kёrkesё pёr njё vizitё tё Enver Hoxhёs dhe tё delegacionit tё Partisё Komuniste nё Moskё.

Ai nga ky takim erdhi shumё shumё i tronditur. Siç e morёm vesh, nuk takoi asnjё nga sekretarёt, por e pritёn atje nё Drejtorinё e Jashtme. Megjithatё, Enveri shkoi nё Beograd, diku nё korrik-gusht tё 1946. Vizita e parё e Enver Hoxhёs nё Beograd si delegacion qeveritar dhe, atje u nёnshkruan shumё marrёveshje pёr kёtё miqёsi, qё ishin shumё tё rrezikshme: pёr doganat, pёr valutёn, pёr shoqёri tё pёrbashkёta etj, etj. deri nё çёshtje tё ushtrisё. Enveri pastaj aty ngriti çёshtjen e Kosovёs me Titon. Kokё mё kokё, vetёm dhe i tha si do bёhet çёshtja e Kosovёs, se Kosova na pёrket. Tito i tha qё ёshtё e vёrtetё qё Kosova ju pёrket, por ne nuk e bёjmё dot tani kёtё hap. Nuk jam duke e cituar fjalё pёr fjalё, por kjo ishte nё thelb, sepse kёtё nuk do ta lejonte Serbia dhe kjo do tё na krijonte problem. Mirёpo para kёsaj vizite dhe qё dihej se ai do tё shtronte çёshtjen e Kosovёs dhe u fol pёr nёnshkrimin e marrveshjeve qё e bёnin Shqipёrinё shumё tё varur. Ky ёshtё dokument, qё ka folur me ambasadorin. Dhe tani dokumentet dalin qё ambasadorёt e çdo vendi, qoftё Laurentievi nё Beograd, qoftё ky nё Tiranё bёnin raportet e kёtyre bisedimeve.

Kёshtu qё Stalinit i kishte shkuar ky raport para se tё shkonte Tito atje. Natyrisht ia ngriti Titos njё çikё kёtё çёshtje, dhe dukej se situata po precipitonte. Pas kёsaj erdhi menjëherё vizita e Enverit nё Moskё, dhe shkoi Enveri bashkё me tё nё korrik tё 47. Pas kёsaj Tito u aktivizua aq shumё saqё pёr çёshtjet ekonomike, bёnin plane. Ata i thoshin tanёve nuk duhet tё konsideroni Shqipёrinё, ёshtё pjesё e Jugosllavisё, haptazi. Ajo qe pika e fundit e gotёs sё ujit. Dhe pastaj qe vendimi i tyre pёr tё çuar dy divizionet nё Shqipёri, sepse kishte plasur lufta civile nё Greqi dhe gjoja pёr tё mbrojtur Shqipёrinё. Tito kёtё e bёri pa marrё aprovimin e Stalinit dhe bile njё leje jo direkte tё Enverit. Enveri dyshoi dhe mё pas Stalini i tha stop kёsaj çёshtje. Ky ishte fundi, qё edhe Stalini kuptoi se Tito po merrte njё rrugё tjetёr. Mё pas erdhёn letrat e Molotovit dhe Stalinit lidhur me Jugosllavinë, sepse nuk i interesonte ky veprim pavarёsie i Titos.

Kjo i prishte dhe politikёn Stalinit, qoftё lidhur me Greqinё dhe marrёdhёniet qё kishte me aleatёt, ende ishte kjo fryma e aleatёve. Mund tё them qё edhe Shqipёria, Partia Komuniste, dhe Enveri vetё, ka ndikuar tek Stalini ose ka ndihmuar Stalinin qё tё kuptoj. Fakt ёshtё qё Stalini e priti pesё herё, jo nё Moskё. Nё Moskё ka shkuar shumё herё, por me Stalinin ёshtё takuar pesё herё, edhe takime kokё mё kokё: Ai, Stalini dhe pёrkthyesit tanё. Stalinit i interesonte tё merrte vesh. Ai kishte burime tё tjera pa diskutim, por njёherё e pyeti shumё nё hollёsi lidhur me popullin shqiptar, si rrjedh, nga ka ardhur. Njeri qё kishte interesa shumё pёr gjuhёn, kulturёn, zakonet etj. Sidomos ai u informua mirё lidhur me Jugosllavinё, nё thellёsi lidhur edhe me Greqinё.

Dua t’ju pyes për ndarjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik, pas vdekjes së Stalinit. A e shtyu Nikita Hrushovi Tiranën të bashkohej me Titon? A ishin ata një shtysë për krijimin e një konfederatë të re, apo për një bashkëpunim të ri mes Tiranës dhe Beogradit? Dhe cili ishte reagimi i Enver Hoxhës ndaj këtyre presioneve, apo ndaj këtyre ndikimeve nga Moska? Përpara ndarjes me Bashkimin Sovjetik, kur Nikita Hrushovi donte të rindërtonte marrëdhënien me Jugosllavinë, a u shty Shqipëria të krijonte një marrëdhënie të re me Titon, dhe cila ishte përgjigjja e Enver Hoxhës? Bëhet fjalë mes viteve ’56 dhe ’61.

Pas ardhjes se Hrushovit nё pushtet marrёdhёniet Shqipёri- Bashkimi Sovjetik ndryshuan krejtёsisht. Sepse siç e dini Hrushovi ndryshoi gjithё vijёn politike tё Bashkimit Sovjetik, afrimin me Titon, rehabilitimi i Titos,nga dёnimi qё i ishte bёrё, dhe jo vetёm lidhur me Jugosllavinё. Ai kёrkoi nga tё gjithё partitё e demokracive popullore qё tё rehabilitonin tё gjithё ata qё kishin dёnuar, qё ishin agjentё tё Jugosllavisё. Erdhi dhe kongresi i 20-tё. Jo nё raport, por nё Kongres filloi njё presion, njё ndёrhyrje e paparё ndaj partive komuniste. Ndёrsa tё tjerёt nuk patёn shumё probleme se qenё dakord me kёtё ndryshim vije. U arrit deri nё konflikt siç ishin ngjarjet e Hungarisё, por edhe nё vende tё tjera ku paqёsore ku me luftё i pranuan kёto ndryshime, kёto rehabilitime tё Rajkut , nё Bullgari tjetri, pra qё tё koordinonin orёt me Hrushovin, pra pёr tё qenё dakord. Kurse Shqipёria nuk mund ta bёnte, nuk pranoi.

Kёtu ka qenё njё vёshtirёsi, ka manovruar Enveri shumё qё edhe tё pranonte Kongresin e 20-tё nё pёrgjithёsi, por nuk donte dhe nuk pranoi qё tё dёnonte direkt Stalinin se e gjykonim ndryshe. Konkretisht, nё Kongresin e 20-tё ishte i ftuar edhe Enveri. U bё pjesa e parё qё nuk kishte raportin, kam qenё edhe unё, isha me gratё, me bashkёshortet e tyre, dhe nё njё krah kisha gruan e Molotovit, dhe nё njё krah atё tё Hrushovit. Kjo e Molotovit ishte shumё e trishtuar, as nuk mori pjesё tek pёrshendetjet, se nё fakt siç u mor vesh menjёherё pas Kongresit tё 20-tё, Molotovi ishte nё fatkeqesi dhe u pushua. Pastaj u bё raporti, dhe nё raport nuk asistuam, tё paktёn neve, por unё di qё edhe grupet e tjera, e bёri brenda pёr brenda.

Ky raport ju nda tё gjithё kryetarёve tё Partive Komuniste qё ishin prezent nё Moskё, dhe atё natё, Enveri diçka lexonte. Nuk erdhi për tё fletur. Iku nё hotel ku ndodheshim, ishte bashkё me Mehmet Shehun dhe ishin jashtёzakonisht tё preokupuar se aty ishte i gjithё demaskimi i krimeve tё Bashkimit Sovjetik. Kёtu ishte tёrё problemi pёr neve, tёrё vёshtirёsia, se ne kishim bёrё propagandё pёr Bashkimin Sovjetik, dhe nё Shqipёri, Stalini admirohej pёr arsye qё lidheshin me kohёn e luftёs, megjithёse siç thashё as kishim ardhur nё Bashkimin Sovjetik as kishim patur ndonjё kontakt,por vetё lufta, trimёria qё u tregua atje. Dhe ky ishte njё problem. Problem tjetёr si parti ishte pastaj qё ne nuk mund tё pranonim rehabilitimin e Koçi Xoxes nё asnjё mёnyrё, se ishte shumё e faktuar qё ai ishte agjent i jugosllavёve dhe kish bёrё shumё tё kёqia nё Shqipёri edhe ndaj njerёzve qё i kish pёrsektuar.

Nё njё konferencё qё u mbaj nё 56-ën, nё Shqipёri, njihet si Konferenca e Tiranёs, para kongresit tё Partisё, – aty morёn guximin njё pjesё e delegatёve tё pёrgatitur pёr tё nxitur agjenturёn- ambasada direkt – u zbulua pastaj ambasada jugosllave qё ishte nё bashkёpunim edhe me agjentёt e Hrushovit. Nё Kongres morën pjesë delegatё qё kishin studiuar nё Bashkimin Sovjetik dhe kishin njё simpati tё veçantё pёr Bashkimin Sovjetik, dhe ata pranuan nё veten e tyre vendimet e kёtij kongresi.Ata kёrkuan qё tё rehabilitonin. Nuk kёrkuan pёr Koçi Xoxen, por pёr dy tё tjerё qё kanё qenё anёtar tё Byrosё Politike. Kёshtu lёvizi dhe nё Shqipёri dhe nё fakt kur kjo dёshtoi me ndёrhyrjen e Enverit se i hapi kartat para konferencёs, tha: pa ngrihu ti çfarё bёje ti me filanin, nё makinё, pse kёshtu, pse ashtu, dhe u duk qё kjo ishte diçka e organizuar. Kjo shqetёsoi Titon i cili pёr herё tё parё nё njё fjalim kërkoi qё tё rrezohej Enveri. I bёri thirrje popullit shqiptar qё ai duhet tё rrёzohet. Kurse Hrushovi ndoqi njё rrugё tjetёr, tё pajtimit, tё lajkave, sepse kishte interesa krejt tё veçanta pёr Shqipёrinё si vend strategjik. Kishte planet e tij lidhur me ngritjen e bazave tё flotёs sё nёndetёsve pёr tё zotёruar tё tёrё Mesdheun dhe pёr tё krijuar njё bazё tё raketave.Unё kam qenё prezent kur erdhi Hrushovi kёtu, çfarё foli nё praninё tonё me Malinovskin. Nё Vlorё i tha ç’na duhet Gjermania neve pёr raketat, shiko çfarё ёshtё kёtu, e ke nё pёllёmbё tё dorёs Mesdheun.

Ose kur ishte nё Butrint i tha Enverit prapё tё bёjmё kёtu dhe e kemi nё dorё Greqinё me kёtё. Kjo gjё e revoltoi Enverin, prandaj i pёrgjigjem pyetjes suaj qё precipitoi gjendja lidhur me sjelljet e Hrushovit ndaj Shqipёrisё por kjo ishte kulmi qё e vendoste Shqipёrinё nё njё pozitё tё vёshtirё. Ai nё fakt bazat i ngriti kёtu, por erdhi njё ditё pastaj qё kёto na i pёrdori kundra nesh, kur neve mbajtёm qendrim nё mbledhjen e pёrgjithshme tё partive komuniste nё Moskё. Por kjo ishte ajo vendosmёria e Enverit. Me rreziqet qё kishim i tha: po tё duash merri, por fillon luftёn. Sazani u mobilizua dhe pastaj ai vendosi tё pranonte qё katёr ti mbanim neve katёr ti merrte. Kёshtu qё ne u ndamё nga Bashkimi Sovjetik. Megjithёse u bashkuam me Kinёn do tё them se pse, por kinezёt nё mbledhjen e Moskёs ishin tё lёkundur.

Më lejoni t’ju pyes. Ju përmendët rolin e Enver Hoxhës gjatë kësaj periudhe. A ishit ju një këshilluese e afërt? A kërkonte ai këshillën tuaj për çështje të rëndësishme politike? Për çështje të brendshme dhe ndërkombëtare? Ju ishit në dijeni të gjithçkaje që ndodhte. Ju ishit e mirë informuar mbi politikën ndërkombëtare.

Sidomos pёr çёshtjet ndёrkombёtare ishte tema qё ne e bisedonim rregullisht. Enveri ishte dhe njё person i tillё pavarёsisht akuzave qё bёhen, ishte shumё reflektiv. Pёr tё vendosur diçka ai reflektonte por kёrkonte dhe verifikim, dhe njё nga personat qё ai verifikonte kёto gjёra isha unё. Ne pasdarkat i kishim tonat, se problemet familjare nuk i dinte, por kёto biseda ishin tё kёndshme nga pikёpamja e debatit qё bёnim lidhur me zhvillimet nё botёn ndёrkombёtare. Axhanset, buletinet e agjensisё tonё telegrafike i merrte Enveri dy herё nё ditё, njёherё nё drekё, dhe njёherё nё darkё. Ato lexoheshin nga ai dhe lexoheshin edhe nga unё dhe diskutoheshin, lidhur me Jugosllavinё, me Kinёn me kё tё ishin. Kurse çёshtjet e ushtrise dhe çёshtjet sekrete ishin tabu me mua, ato i trajtonte vetё, dhe unё isha e painteresuar pёr ato gjёra. Tani lidhur me kёtё qendrim qё thoni juve, unё kam qenё gjithmonё dakord e pohoj nё asnjё rast nuk kam patur kundёrshtim.

Por mund t’ju them pёr mё vonё nё periudhёn kur iku Enveri. Nuk kam qenё konservatore nё periudhёn e tranzicionit siç mё konsiderojnё- njё konservatore qё kam frenuar shokёt. Unё nuk kam qenё asnjёherё nё Byronё Politike, mё kanё propozuar po unё nuk pranova, as Enveri nuk ka qenё dakord. Kam qenё jashtё, nuk kam qenё vendimmarrёse dhe jam akuzuar se frenoja shokёt qё ishin pёr njё ndryshim. Nuk ёshtё e vёrtetё. Unё kam aprovuar pjesmarrjen nё Bashkimin Europian, dhe kam pranuar ndёrhyrjen e NATO-s nё Kosovё, dhe e kam nё njё dokument, qё deri sot nuk e kam botuar dhe dua tjua bёj tё njohur juve. Kjo ёshtё bёrё shkas qё tё ndahen shokё marksist- leninist me mua, pse unё mbёshteta NATO-n, d.m.th tradhëtova vijёn tonё.

Konservatore unё nuk kam qenё. Tani ka njё problem, se nuk dua tё futem nё çёshtje tё familjes, por kjo ёshtё bёrё shkak. Nё periudhёn e tranzicionit qё unё u ndodha shumё keq, se unё isha objekti kryesor i tёrё goditjeve nga ana e forcave qё po vinin nё pushtet, qё nuk ishin demokratë tё vёrtetё, por qё ishin trashëgimtarёt e kuislingёve e tё gjithё atyre qё ne i kishim patur armiq gjatё luftёs. Ndaj mua mu desh qё tё mos dilja me shpatё pёr tё mbrojtur çdo gjё, tё luaja rolin qё mё pёrkiste. Nuk e bёra dot se tёrё preokupacioni im ishte tё mbroja familjen. Tre fёmijё kam unё, dy djem dhe njё vajzё.

Kishim 7 nipёr, tash jam bёrё me stёrnipёr, kёshtu qё unё kisha 15 veta nёn mbrojtje. Duhej t’i mbroja se kёrcёnimet ishin tё parat. Deri mё sot unё nuk kam folur pёr kёto gjёra publikisht, kёshtu qё nuk luajta ndonjё rol kundёrshtar. P.sh njё grup komunist, antifashist nga ata qё e donin Enverin dhe nuk ishin pak, le tё thonё kёta qё populli ishte kёshtu e deshi kёtë. Populli akoma mendonte me tё kaluarёn, tjetёr qё jeta i bёri, kёtu tashi na kanё harruar, na kanё braktisur, por atёherё nuk ishte ashtu, dhe u ngritёn ata dhe nga tё gjitha rrethet u mblodhёn nё Gjirokastёr, me delegacione. U njoftova qё do tё vinin nё Tiranё tё vendosnin monumentin nё vendin qё ishte. Tё vinin ata nё Tiranё dhe tё vendosnin monumentin do tё thoshte qё nё sheshin Skёndёrbej tё luftohej, si tё thuash tё krijohej konflikti, se do tё dilnin dhe ata qё e rrёzuan. Pra vetё me popullin do tё krijohej njё gjakderdhje. Kёshtu qё nuk ka qenё vetёm Ramiz Alia kundёr gjakderdhjes.

Kam qenё edhe unё dhe po them se kam patur njё rol edhe nё gjёra qё pastaj mua mё kushtuan. Nё çfarё pikёpamje, megjithёse unё isha pak e ftohur me Ramizin nё atё kohё se nuk mё pёlqeu mёnyra si u proçedua nё rrёzimin e monumentit, sidomos nga Ministri i Brendshёm ose sekretari ndihmёs i Ramizit. Për këtë situatë unё shkova nё zyrёn e Ramizit. I thashё unё jam shoqe e vjetёr, jam bashkёshorte e Enver Hoxhёs. I thashë se ky grupi qё po mblidhej donte tё sulmonte Tiranёn, kёrkonte edhe dorёhqjen e tij. Unё i thash qё do tё shkoj nё Gjirokastёr dhe t’u flas kёtyre njerёzve tё mi dhe t’i bind qё kjo gjё ёshtё njё aventurё dhe kjo krijon njё gjakderdhje, nuk mund ta lejojmё qё tё derdhet gjak. Dhe Enveri sikur tё ishte gjallё nuk do tё lejonte qё kjo tё ndodhte, jo mё njё monument i bronxtё atje. Mirёpo Ramizi tha, dhe tё drejtё kishte- se kjo ёshtё njё gjë shumё e rrezikshme pёr ty, nuk mund tё udhёtosh. Jo nuk bёhet nuk mund tё shkosh –më tha.Nё tё vёrtet ishte gjendja shumё e rёndё, nuk mund tё bёheshin udhёtime, tё ndalnin nё mes tё rrugёs. Dhe atёherё i thashё le tё zgjedhin delegacionin dhe tё vijnё nё Tiranё.

Epo tha shumё mirё, dhe kjo u bё. U zgjodhёn 50 vetё nga rrethe tё ndryshme, erdhёn nё Tiranё dhe shkova unё atёherё me Ramizin pёrkrah. Por mua atёherё komunistёt e vёrtetё, se kёta ishin vullnetarё tё Enverit, ata nuk e pranonin Ramizin kёrkonin dorёheqjen dhe atёherё nga ky gjest qё bёra unё, se dola, fola atje nё mbёshtetje dhe thashё se nuk ёshtё koha tani pёr dorёheqje- tani kё do vёmё , kujt do t’ia dorёzojmё. Atёherё mua mё quajtёn tradhtare. Nga njё anё sulmohesha nga demokratёt dhe kёta mё sulmuan dhe pёr njё kohё ashtu mё trajtuan. Duke u plakur njё çikё dhe duke kaluar koha, jemi pak mё tё zbutur. Unё nuk kam lidhje me asnjё parti, me asnjё grup, qoftё dhe kёto tё Partisё Komuniste. Unё jetoj tani me fёmijёt.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama