Nese doni te bini shpejt ne peshe shtrydhini perimet

Nese doni te bini shpejt ne peshe, shtrydhini perimet

Në vend të lëngjeve të frutave, më mirë është të konsumoni lëngje perimesh, ka treguar një studim i ri. Lëngjet e perimeve ndihmojnë në rënien më të shpejtë në peshë, thotë studimi i bërë në Kolegjin Baylor në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë studimit, kërkuesit u thanë 81 personave mbipeshë që të fillonin një dietë me fruta, perime, drithëra dhe mish me përqindje të ulët të dhjamit. Rezultati ishte se personat që konsumuan çdo ditë një gotë lëng perimesh, për një periudhë tre-mujore, arritën të humbisnin 1.5 kilogramë më tepër se personat që ishin me regjim të njëjtë të ushqimit, por që nuk pinë lëng perimesh.

Kërkuesit arritën në përfundimin se lëngu i perimeve kishte aftësi për t'i ngopur pjesëmarrësit, ndaj ata prireshin të hanin më pak ushqim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama