Nese Facebook do te ishte shtet ai do te kishte popullsine me te madhe ne bote

Nese 'Facebook' do te ishte shtet, ai do te kishte popullsine me te madhe ne bote

Faqja “Zephoria.com”, e njohur për për të dhënat e marketingut online, ka publikuar fakte mjaft interesante që tregojnë se është e pamundur sot të rrish jashtë “Facebook”-ut, “Twitter”-it, “Instagram”-it,  apo rrjeteve të tjera sociale.

Sipas kësaj faqeje, nëse “Facebook” do të ishte shtet, ai do të kishte popullsinë më të madhe në botë. “Janë rreth 1.5 miliardë persona që përdorin llogarinë e tyre në “Facebook”. Pika më e lartë u arrit në fund të muajit gusht kur 1 në 7 njerëz në të gjithë botën përdorën këtë rrjet social. Pra 1 miliard njerëz në një ditë”, thuhet në një raport të “Zephoria.com”.

Ndërkohë, gjatë një dite 4.5 miliardë herë përdoret butoni “Like”. E sa i përket fotografive, mbi 300 milionë ngarkohen çdo ditë në “Facebook”.

Në këtë raport thuhet se rrjetet sociale nuk janë një fenomen vetëm i adoleshentëve. “30% e përdoruesve të “Facebook”-ut, janë në moshën 25-34 vjeç. 53% e profileve në “Facebook” janë femra kundrejt 47% meshkuj. Trafiku më i madh në rrejt është mes orës 13:00 deri në 15:00. Të enjten dhe të premten janë 18% më shumë përdorues se ditët e tjera. Llogaritet që çdo person harxhon mesatarisht 20 minuta në “Facebook” gjatë një vizite të vetme. 50% e personave në moshën 18-24 vjeç futen  në “Facebook” sapo zgjohen nga gjumi”, citohet në raport.

Sipas të dhënave të “Zephoria.com”: Çdo minutë publikohen 293 mijë statuse dhe ngarkohen 136 mijë foto. Ndërkohë, çdo sekondë hapen 5 profile të reja. Por kujdes nga profilet false, pasi në “Facebook” janë rreth 85 milionë të tillë.

Këto janë vetëm disa nga statistikat e majit të vitit 2015, “Facebook” dhe rrjetet e tjera sociale vazhdojnë të rriten me ritme të jashtëzakonshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama