Nene Tereza nje ikone dhe shembull i cili duhet ndjekur dhe kujtuar jo vetem ne nje dite

TIRANË, 20 Tetor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - Me rastin e 19 tetorit, që në kalendar shënon Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës (19 tetor 2015-12 vjetori i lumturimit) , Muzeu Hisorik Kombëtar, departamenti i sektorit të Programeve Edukative dhe gjimnazi "Qemal Stafa" në Tiranë zhvilluan sot një tjetër aktivitet.

"Një ikonë dhe një shembull i cili duhet ndjekur, por që nuk duhet kujtuar vetëm 1 ditë" ishte dhe kryefjala e gjimnazistëve të "Qemal Stafaës" të cilët mbipolluan sallën "UNESCO".

Mësuesit e shkollës Qemal Stafa, përfaqësuesit e Muzeut Kombëtar dhe Departamenti i Sektorit të Programeve Edukative, kremtuan sot me një aktivitet mjaft të veçantë, i cili në qendër kishte pikërish jetën, veprën dhe kontributin e vyer të humanistes, nobelistes së Paqes, Gonxhe Bojaxhiu.

Për të vazhduar me veprën dhe filozofinë e humanistes, mesazhe si "Edhe ne kemi mundësinë t'i japim më shumë botës ashtu sikurse Nënë Tereza", apo "Jeta është një jetë, dhe ta jetojmë ashtu sikurse Nënë Tereza" erdhën nga nxënësit e dalluar të këtij gjimnazi, të cilët ftuan të gjithë bashkë moshatarët e tyre t'i bashkohen thirrjeve të tyre, dhe të kontribojnë më shumë ashtu sikurse ikona e tyre, Nënë Tereza.

Shefja e Sektorit të Programeve Eduaktive në Muzeun Historik Kombëtar, Etleva Demollari, në fjalën që mbajti përpara gjimnazistëve të Qemal Stafës u shpreh se "Në nderim të figurës së saj është më e pakta që ne mund të bëjmë".

"Sektori i Programeve Eduaktive në Muzeun Historik Kombëtar me anën e aktiviteteve që realizon, gjithnjë ka dashur të nxisë, edukojë dhe drejtojë brezat e rinj drejt shembullit që ata duhet të ndjekin dhe sot kemi nderin që t'ju ftojmë ta bëni dhe jetoni jetën ashtu sikurse Nënë Tereza, e cila që në moshën 12 vjeçare shprehu dëshirën dhe u bë misionare e paqes, dhe dashurisë", theksoi Demollari.

Sakaq të rinjtë ndoqën një dokumentar mbi jetën dhe veprat e humaistes së madhe, dokumentar ky i cili u shoqërua edhe me çeljen e një ekspozitë fotografike në hollin e muzeut.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama