Nendrejtoresha e shkarkuar Si na pushuan prej portalit

Nendrejtoresha e shkarkuar: Si na pushuan prej portalit

Bashkë me drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka”  ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shkarkuar nga pozicioni i saj edhe nëndrejtoreshën e kësaj shkolle, Gentiana Hoxhallari. Hollaxhari ka dhënë një intervistë për “Panoramën” ku shpjegon ato që mund të jenë arsyet e shkarkimit të saj.

Sipas Hoxhallarit mësuesit e kësaj shkolle nuk ishinm mësuar që të zbatonin oraret dhe kjo ka qenë arsyeja përse kanë kërkuar pushimin nga puna të drejtoreshës Mira Brahimi.

“Ne u përpoqëm të vëmë rregull pasi mësuesit këtu ishin mësuar të hynin e të dilnin kur të donin. Ne u vumë orare paraqitje në orën 7:45 në shkollë dhe largimi në orën 13:45. Gjithashtu u ndaluam mësuesve që të dilnin në kafe siç ishin mësuar të bënin më parë. Por këtu janë 2-3 mësues që janë mësuar të bëjnë çfarë të duan dhe këta kanë shkarkuar edhe më parë drejtorë. Në 10 vitet e fundit në shkollën tonë janë shkarkuar 11 drejtorë”, tha Hoxhallari.

Gjithashtu ish-nëndrejtoresha e “Dhora Lekës” thotë seka mësuar nga media për pushimin e saj nga puna pasi ministrja nuk i ka komunikuar asgjë.

Lidhur me akuzën e shitjes së librave Hoxhallari thotë se ka prova që ngjarja ka ndodhur në 2013 ndërkohë që ajo dhe drejtoresha janë punësuar pranë kësaj shkolle në vitin 2014.

Rrreth akuzës së bërë nga mësuesit se drejtoresha dhe nëndrejtoresha dalin në orare të pacaktuara nga shkolla, Hoxhallari është përgjigjur se “shkolla nuk ka internet dhe ne dalim për të dërguar raportet Drejtorisë së Arsmit”.

Hoxhallari tha se ajo dhe drejtoresha Mira Brahimi janë përdorur si “koka turku” pasi denoncimi erdhi menjëherë pas hapjes së portalit kundër korrupsionit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama