Nena rezultatet e provimeve te femijes suaj varen nga ju!

Nena, rezultatet e provimeve te femijes suaj varen nga ju!

Studimi i publikuar nga qendra London School of Economics  për Performancën Ekonomike (CEP) tregon se foshnjat që lindin nga nëna që kanë besim të fortë se fati është në duart e tyre, kanë mundësinë që të dalin 17% më mirë në provime kur të rriten.

Studimi, i cili analizoi të dhëna  nga Universiteti i Fëmijëve të Bristol-it - një studim afatgjatë i qëndrimeve dhe sjelljeve të 10.000 të rinjve, zbuloi formimin e një tipari kryesor të personalitetit të njohur si "lokusi i kontrollit"(qendra e kontrollit).

Ata që kanë një ‘lokus të brendshëm’, besojnë se mund të kontrollojnë krejtësisht rrjedhën e jetës së tyre, ndërsa ata të cilët kanë ‘një lokus të jashtëm’, janë të prirur të besojnë se jeta e tyre varet tek fati.

Ndërsa shumica e njerëzve priren të gjenden diku në mes të këtyre dy ekstremeve, ata me një 'lokus të  brendshëm'  kanë tendencë të investojnë me shumë në  arsimin e tyre sesa ata që bien në anën tjetër të spektrit.

Dr. Francesca Cornaglia tha se studimi provoi se ndikimi i personalitetit të nënës është shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijës.

“Duke mbajtur çdo gjë tjetër konstante, përfshi këtu prejardhjen familjare, edukimin e nënës; ne gjetëm se fëmijët të cilët renditen në masën 25% të lokusit të brendshëm të shkallës së kontrollit, kanë tendencën që të arrijnë rezultate 17% më të larta se të tjerët”.

Nënat që i inkurajojnë fëmijët në aktivitete si leximi, këndimi, e çojnë fëmijën drejt hapave të para të një zhvillimi të lartë mendor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama