Nena Tereze do nderohet me shtatore edhe ne Brazil

Nena Tereze do nderohet me shtatore edhe ne Brazil

Një shtatore e humanistes Gonxhe Bojaxhiu, identike si ajo e skulptorit të njohur Thoma Thomai, e cila aktualisht gjendet në aeroportin e Rinasit, do të vendoset në Brazil.

Kjo do të bëhet më 4 shator, në ditën kur Nena Terezë do të shpallet shenjtore. Autoritet braziliane kanë kërkuar një shatore të punuar ekskluzivisht në Shqipëri dhe për shkak të kohës së shkurtër është vendosur që ajo të jetë kopje e shtatores së aeroportit.

Nëna Terezë, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 87-vjeçare, është bërë një prej figurave fetare më me ndikim të shekullit XX.

Nëna Terezë, me etni shqiptare, krijoi një rend në lagjet e të varfërve të Kalkutës që u dedikohej të paaftëve dhe atyre që janë duke vdekur -“Të gjithë ata që ndihen të padëshiruar, të padashur, të lënë pas dore”, kishte thënë ajo dikur.

Papa Pali VI e përshkroi atë si një “lajmëtare të patrembur të dashurisë së Krishtit” dhe ajo u nderua me çmimin “Nobel” për Paqe.

Për ditën e shenjtërimit të Nënës Terezë pianisti dhe kompozitori shqiptar, Genc Tukiçi, ka kompozuar një himn mbi një motiv të Lorenc Antonit dhe tekst të vet Gonxhe Bojaxhiut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama