Ne teatrin Bylis rikthehet Martesa te sfilit; komedia e suksesshme e regjisorit Milto Kutali

TIRANË, 6 Tetor/ATSH-Megi Zonja/. - Në skenën e teatrit "Bylis" rikthehet të premten dhe të shtunën, (datë 9 dhe 10 tetor ora 18:00 "Martesa të sfilit", komedia që korri sukses një vit më parë.

Kjo vepër, që mban autorësinë e dy gazetarëve amerikan, Samuel Bobrick dhe Ran Clark, është përshtatur dhe u realizuar në skenë nga regjisori Milto Kutali.

Ajo shquhet jo vetëm për humorin e hollë, për batutat dhe situatat e mrekullueshme që krijon, por edhe për mesazhet aktuale që i përcjelle shoqërisë së sotme shqiptare.

Loja e bukur dhe brilante e tre aktorëve të talentuar, Astrit Hasani, në rolin e bashkëshortit Pol Milier, Dorjana Caushi në atë të bashkëshortes, Arlen dhe mikut të tyre, dentisti Lover, i luajtur nga Myzafer Zifla, i japin më shumë nerv, bukuri dhe emocion kësaj shfaqeje.

Në fokusin kryesor shfaqia prezanton një aventurë dashurie, aventurë që jo rrallë është ndeshet edhe në shoqërinë shqiptare.

Autorët kanë provokuar një moment delikat, që përkon me kohën dhjetëvjecare të martesës së një cifti, kohë që në jetën bashkëshortore ose shoqërohet me konsolidim, ose me krizë "shkërmoqje" të familjes.

"Martesa të sfilit" rikthehet ditën e premte dhe të shtunë, në datat 16 dhe 17 tetor, ora 18:00, në skenën e teatrit "Bylis" .

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama