Ne qytetin e Kilit rruget mbajne emra shqiptaresh

Ne qytetin e Kilit rruget mbajne emra shqiptaresh

Në një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën, rrugët e tij mbajnë emra shqiptarë. Në këtë qytet në Kili jo vetëm që ka një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por ka edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare. Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona) etj.

Hualpen është një qytet në jug të Kilit, pjesë e provincës Concepcion, Regjioni 'Bio Bio'.

Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vënë ashtu sepse të parët, ata që themeluan qytetin ishin emigrantë që kishin ardhur nga disa shtete europiane dhe emrat i kanë vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët.

Sipas historikut të qytetit, emigrantët thuhet se ishin anglezë, skocezë, francezë, çekë dhe jugosllavë.

Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë kryesisht kroatë dhe kanë zgjedhur emra qytetesh shqiptare.

Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare për emra rrugësh në Hualpën në Kili? Ky mbetet një mister që meriton vëmendje studiuesish të mirëfilltë.

Dëshmi të tjera për emra rrugësh në perëndim kemi plot, ”Rue d’Albanie” në disa qytete në Francë, po ashtu ne Kebek në Kanada, në Afrikën e Jugut, Cape Town dhe deri në Filipinet e largëta.

Po ashtu në Amerikë në disa qytete ka rrugë të emërtuara “Albania”, ”Albania Street’ ose “Albania Avenue”, më e famshmja është një në Orlando në destinacionin turistik numër një në botë, siç është Disney World! Në Itali në disa qytete ka emra shqiptarësh të rrugëve, në Romë ka edhe “Piazza Albania”. Në Londër ka rrugë me emrin Shkodër, ”Scutari Road”.

Të gjitha këto të dhëna meritojnë vëmendjen e studiuesve, janë vlera që dëshmojnë respektin që bota ka ndaj nesh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama