Çmenduria shqiptare vazhdon... Në qendër të kryeqytetit, në një zonë ku kalojnë edhe shumë këmbësorë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur një tabelë qarkullimi që tregon se automjetet duhet të lëvizin me 80 km në orë.
Vetëm pak metra më sipër kësaj tabele janë vijat e bardha që qytetarët duhet të ecin për të kaluar në anën tjetër. Ndërkohë në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH në varësi të Ministrisë s Transporteve ka vendosur një tabelë ku lejohet qarkullimi i makinave jo më shumë se 60 km në orë, madje dhe në këto ditë të nxehta ku një pjesë e madhe njerëzish zgjedhin qytetin e Durrësit për t’i shpëtuar sado pak vapës.
Tani mendoni dhe gjykoni vetë, në autostradë më 60 km në orë në qendër të tiranës me 80 km në orë!