Ne galaksine tone ndodhen 8.8 mld planete te banueshem si Toka

Ne galaksine tone ndodhen 8.8 mld planete te 'banueshem' si Toka

Janë të paktën 8,8 mld planetë të ngjashëm me Tokën (që kanë ujë në formë të lëngshme dhe lëndë të tjera që i bën potencialisht të banueshëm) vetëm në galaksinë tonë. Kërkimi shkencor i udhëhequr nga Erik Petigura dhe i ndjekur nga një grup astronomësh të Universitetit Berkeley në Kaliforni është publikuar në revistën shkencore ‘Pnas’.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga teleskopi “Kepler” i NASA-s mendohet se në Rrugën e Qumështit ndodhen 40 deri në 50 miliardë yje, nga të cilët sipas astronomëve të NASA-s 22 për qind kanë karakteristikat e Diellit tonë dhe rrethohen nga planetë me karakteristika të ngjashme me Tokën.

Nëse këtyre shifrave u shtohet edhe numri i yjeve më përmasa më të mëdha, numri i planetëve potencialisht të banueshëm (me karakteristika të ngjashme me Tokën) do të shtohej me 20 miliardë.

Sipas shkencëtarëve, hapi i mëtejshëm është studimi i atmosferës së këtyre planetëve me anë të teleskopëve të fuqishëm hapësinorë për të kuptuar nëse vërtet ndonjëri prej tyre është në gjendje të mirëpresë jetë. Vetë shkencëtarët e pranojnë faktin se jo të gjithë planetët e ngjashëm me Tokën mund të jenë potencialisht të ‘jetueshëm’. Për shembull, mund të kenë një atmosferë shumë të dendur, çka do t’i bënte ata shumë të shumë të nxehtë dhe të papërshtatshëm për mbijetesën e molekulave të ADN-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama