Ne Teatrin Kombetar ; Spiuni i Ballkanit premiere 14-15 nentor

spiuniTIRANË, 9 Nëntor /ATSH Megi Zonja/.- Këtë javë në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premierë, komedia "Spiuni i Ballkanit", shkruar nga dramaturgu serb, Dushan Kovaçeviç.

Dramaturgu më i njohur serb, ka arritur të ndërtojë një dramë familjare, plot humor dhe batuta të ndërthurura mjeshtërisht edhe pse me pak personazhe, duke e rritur shkallën e tensionit deri në kufijtë ku përfshirja e publikut në shtjellën e ankthit është e pashmangshme. Tema që trajton këtë herë pjesa teatrore "Spiuni i Ballkanit" është frika, një individ i frustruar nga e kaluara e tij. Në vepër është individi i frustruar nga e kaluara e tij, i cili kthehet në një paranonjak, ndaj një informacioni të thjeshtë që i është kërkuar.

Vepra interpretohet nga një kast aktorësh të njohur si: Ndriçim Xhepa,Albano Prodani, Maya Aliçkaj, Besmir Bitraku, Alesia Xhemalaj . Me regji nga Spiro Duni, skenograf dhe kostumograf, Fatbardh Marku, kompozitor, Klement Marku, As/ regjisor: Pëllumb Dervishi dhe Genti Deçka, kjo drame do të shfaqet 14 dhe 15 nëntor, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama