Ndryshimi i fundit ne WhatsApp

Ndryshimi i fundit ne 'WhatsApp'

Aplikacioni për mesazhe sociale ka përditësuar një lajmërim (notification) të ri, por çfarë kuptimi ka shenja (tick-u) blu?  Shërbimi i çatit nxjerr tanimë një shenjë blu pranë çdo mesazhi privat, pasi ky i fundit është lexuar. Kjo shenjë është një veti që shumë përdorues e dëshironin prej vitesh dhe që, shumë prej nesh kanë menduar se aplikacioni e ka pasur.

Më parë, mesazhet e dërguara me sukses kishin dy shenja gri pranë tyre. I pari kishte kuptimin se mesazhi ishte larguar me sukses nga pajisja e përdoruesit dhe e dyta do të thoshte se mesazhi ishte marrë dhe lexuar.

Mirëpo, në fakt, shenja e dytë kishte kuptimin se mesazhi ishte dërguar nga serveri i “VVhatsapp”-it në pajisjen e marrësit, jo që ai e kishte parë atë. Dy shenjat gri ende shfaqen në çatet private dhe tashmë shndërrohen në blu kur mesazhi është lexuar.

Me ndryshimin e ri, shenja do të shfaqet në dritaren e çatit dhe do të shndërrohet në blu,kur kushdo në grup do ta ketë lexuar mesazhin. Edhe faqja “FAQ” (Frequently Asked Questions – Pyetjet e bëra shpesh) është përditësuar, duke përfshirë vetinë e re të aplikacionit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama