Ndocaj Nene Barbulla vdiq nga i ftohti qeverise ti vije turp!

Ndocaj: Nene Barbulla vdiq nga i ftohti, qeverise t'i vije turp!

“Është e turpshme se si politika shqiptare nuk është sensibile me njerëzit në nevojë”. Kështu shkruan në një status të tijin deputeti Eduard Ndocaj, pas ndarjes nga jeta të Barbulla Pepës, e moshuara 91­vjeçare nga fshati Fang i Mirditës, e cila jetonte në kushtet e varfërisë.

Disa kohë më parë, pasi media bëri publike rastin e saj, deputeti Eduart Ndocaj e vizitoi gruan e moshuar dhe i çoi edhe disa ndihma, por pasi ajo ndërroi jetë, deputeti propozon: “Qeveria të krijojë një komision të posaçem (ad hoc) për të identifikuar njerëzit dhe familjet nën nevojë dhe të krijojë një fond të veçantë për tu gjetur zgjidhje e për t’i ndihmuar”.

Statusi i plotë i Ndocajt:

Vdes nënë Barbulla (100 vjec) nga të ftohti. Një muaj më parë shkova e vizitova, piva një kafe me të dhe i cova ca ndihma, sepse ishte e braktisur dhe me nevoja të medha.

Vizita ime, përtej ndihmës që i çova ishte për ta sensibilizuar si rast për të reaguar e për ta ndihmuar pushteti lokal dhe qendror.

Është për të ardhur keq që ketë nënë 100 vjeçare, pas vizitës time nuk ka shkuar asnjë institucion apo përfaqësues institucionesh për t’i afruar asistencë dhe ndihmë.

Është e turpshme se si politika shqiptare nuk është sensibile me, për njerëzit nën nevojë.

Unë, Propozoj që Qeveria të krijojë një komision të posaçëm (ad hoc) për të identifikuar njerëzit dhe familjet nën nevojë dhe të krijojë një fond të veçantë për tu gjetur zgjidhje e për ti ndihmuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama