Nderfaqja e re grafike per Mozilla Firefox

Nderfaqja e re grafike per Mozilla Firefox

Pas 12 javësh, shumica e përdoruesve të Mozilla Firefox do të kenë në dispozicion një ndërfaqe të re të ridizajnuar të këtij shfletuesi dhe njëkohësisht disa opsione të reja. Projekti me emrin e koduar Australis, ka qenë në testim e sipër për një kohë të gjatë, por fansat mund të kontrollojnë ndryshimet më të fundit në versionin Firefox 29 Aurora http://www.mozilla.org/en-US/firefox/aurora/.



Ndërfaqja e re, e cila ka qenë në zhvillim e sipër për pothuajse dy vjet, përfaqëson ndryshimin më të dukshëm të këtij shfletuesi. Në Windows dhe në Linux, butoni ngjyrë portokalli Firefox që ndodhet në cepin e sipërm majtas është eleminuar.

Mozilla ka krijuar një ndërfaqe grafike të kënaqshme për përdoruesit që duket tashmë e ngjashme në të gjitha platformat. Menuja kryesore ne Windows, Mac dhe Linux është përfshirë në një ikonë me “tre vija horizontale” ku opsionet Settings mund të aksesohen lehtësisht dhe dizajni i tyre është i përshtatshëm për ekranet me prekje.

Këndet anësore të faqeve të reja (tabs) janë më të lakuara, të ngjashme me lakimet në versionin e Firefox për Android, një përpjekje tjetër për krijimin e një dizajni të unifikuar.

Mozilla po punon gjithashtu për një dokumentacion më të gjerë për të ndihmuar zhvilluesit të njihen më tepër me dizajnin e ri. Megjithatë, duhet të keni parasysh se ndryshimet nuk do t’i përkasin vetëm dizajnit.

Versioni i ri Firefox Aurora thjeshtëson procedurën e logimit Firefox Sync nëpërmjet krijimit të një llogarie Mozilla të unifikuar, ndërkohë që ofron të njëjtin kriptim. Përdoruesit e Firefox Sync mund të presin edhe 6 javë për përdorimin e këtij opsioni të ri që do të ofrohet me lançimin e Firefox Beta.

Versioni i ridizajnuar pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjen e vazhdueshme të Mozilla-s për të pasur akoma më tepër sukses në desktop ku sipas NetmarketShare zotëron rreth 20% të tregut të shfletuesve. Ndër shfletuesit mobilë, NetmarketShare ka përfshirë Firefox për Android tek “Të tjera”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama