Ndahet nga jeta aktorja Esma Agolli..!

Ndahet nga jeta aktorja Esma Agolli..!
Nje tjeter figure e njohur e kinematografise shqiptare eshte ndare nga jeta. Aktorja e mirenjohur e skenes shqiptare, Esma Agolli, nderroi jete ne moshen 82-vjeçare. Familjaret thone se Agolli humbi jeten pas nje infarkti kardiak oret e para te mengjesit te sotem ne shtepine e saj ne Tirane. Esma Agolli eshte nje nga aktoret me te njohura te teatrit dhe te kinematografise shqiptare sidomos per rolet e karakterit. Esma Agolli u lind me 1 Korrik 1928 ne Tirane. Karrieren e saj e filloi ne vitin 1948, duke interpretuar rreth 60 role.

Agolli ishte nje figure e njohur e ekranit pasi kishte interpretuar ne disa filma si “Pertej mureve te gurta”, “Femijet e saj” dhe pjese te tjera teatrale. Ajo ka luajtur shume role ne teater dhe kinematografi, por rolet qe spikasin jane "Mysafiri" ne vitin 1979, Zonja Neriman te filmi "Pertej mureve te gurta" ne 1979. Esma Agolli mban titullin "Artiste e Merituar". Ceremonia e varrimit u zhvillua dje ne oren 16:00 ne nje ambient familjar, duke plotesuar keshtu deshiren e vet aktores.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama