Nafta dhe vendburimet e reja ne Shqiperi

Nafta dhe vendburimet e reja ne Shqiperi

Në momentin aktual, nafta është lënda e parë energjetike me përdorim më të gjerë dhe të pazëvendësueshëm. Në shekullin e kaluar kërkimet për naftë dhe gaz dhe përdorimi i tyre arritën nivele shumë të larta. Ritme të tilla të prodhimit të naftës vazhdojnë dhe në fillimet e këtij shekulli, ku kompanitë të mëdha të kërkimit dhe të nxjerrjes se naftës janë shtrirë në të gjithë globin, duke shfrytëzuar në mënyrë të jashtëzakonshme vendburimet të naftës dhe të gazit

Shfrytëzim galopant i naftës, që ndihmoi në bumin e madh ekonomik dhe industrial në shekullin e kaluar, shtron pyetjen se sa është e mundur që rezervat e naftës në tokë t’i rezistojnë këtij shfrytëzimit gjigand për të përmbushur nevojat gjithmonë në rritje.


Për t’u formuar nafta në tokë janë dashur miliona vite, duke kaluar në shumë procese gjeologo-fiziko-kimike. Pra, sasinë e naftës, që njerëzimi ka shfrytëzuar, p.sh., të një vendburimi nafte që është formuar për miliona vite, njerëzimi e ka shfrytëzuar dhe e ka marrë naftën, brenda disa viteve ose brenda disa dekadave. Pra nafta nuk është një material që  mund të rigjenerohet, prandaj ka dhe kohe limit, që më shfrytëzimin ajo mbaron, shteron.


Shpërndarja e rezervave  të naftës në globin tokësor nuk është uniformë dhe ky fenomen ka qenë në  varësi të kushteve gjeologo-morfologjike dhe gjeologo-kimike të rajoneve tokësore.
Aktualisht në disa vende gjenden rezerva më të mëdha se në vendet e tjera ose ka dhe vende ku nafta ose mungon ose nuk është zbuluar akoma..


Vendet perëndimore evropiane dhe veçanërisht vendet e zhvilluara në momentin aktual kanë rezerva naftë dhe gazi shumë më të pakta se vendet e tjera. Në baze të llogaritjeve të përafërta rezulton se këto vende disponojnë vetëm 15% të rezervave aktuale, ndërsa pjesa tjetër e rezervave mbi 80% u përkasin vendeve të tjera të botës . Rezerva të mëdha naftë kanë vendet arabe, vendet të Amerikës Latine dhe Rusia. Arabia Saudite posedon afërsisht 1/5 të rezervave botërore të naftës.. Pjesa kryesore e prodhimit merret nga vendburimet ekzistuese dhe rënia e rezervave në këto vendburime është afërsisht 8%.
 
Aktualiteti


Duhet theksuar se, me gjithë perfeksionimin e mjeteve të kërkimit, kërkimi i naftës dhe i gazit është vështirësuar për shkak të kalimit të kërkimit të naftës gjithmonë edhe në vende gjeologjike më të komplikuara. Megjithë studimet e bëra deri tani, nuk është bërë e mundur të përcaktohen sa rezerva në përgjithësi përmban toka. Po kështu, me gjithë perfeksionimi të mjeteve të kërkimit, të studimeve sizmike me metoda të përparuara dhe të përpunimit të tyre më anën kompiuterike të avancuar, nuk është bërë e mundur të zbulohet ndonjë vendburim i masave të mëdha, “elefant” si është p.sh vendburimi, i zbuluar në vitin 1948 “Ghaëar” në Arabinë Saudite dhe që kishte rezerva mbi 120 miliard barela. Dhe vendburimi, që është zbuluar para disa viteve në brigjet e Brazilit,që është një nga vend burimet më të mëdha të zbuluara kohët e fundit. Vendburimi “Tupi” nuk i ka kaluar të 8 miliard barela dhe ishte sa 1/15 e atij të zbuluar të Arabisë Saudite.
Aktualisht prodhimi botëror i naftës ka arritur shifrën për rreth 90 milion barela në ditë, kur në fillim të shekullit të kaluar prodhimi ditor i naftës nuk i kalonte 1 milion barela në ditë. Sipas parashikimeve në vitin 2030 prodhimi ditor i naftës do kaloj të 120 milion barelat.


Nga shumë shkencëtarë dhe kërkuesi të naftës është venë në diskutim se cila do të jetë pika kulminante e prodhimit (peak-u i prodhimit) dhe kur do arrihet. Disa shkencëtarë duke marrë parasysh se shumica e vendeve prodhues të naftës prodhojnë shumë më pak naftë nga vendburimet e reja dhe aktualisht sasira dominuese e naftës prodhohet nga vendburimet ekzistuese, mendojnë se peak-u i prodhimit të naftës do të jetë i afërt, derisa më optimistët mendojnë se mund të kalohet viti 2050.


Kërkesat të mëdha për naftë dhe ulja e vazhdueshme e rezervave, ose kufizimi artificial i prodhimit sjellin kriza të mëdha shoqërore më ngritje drastike të çmimit të naftës, që influencon dhe në rritje të çmimeve në transport, në sendet ushqimore dhe si përfundim në rritje të inflacionit dhe të krizës financiare. Një gjë e tille është vrenjtur dhe para disa vjetësh, ku çmimi i naftës arriti mbi 130 dollar për fuçi. Në momentin e tanishëm gjithashtu çmimi i naftës ka tendence rritjeje dhe aktualisht çmimi ka arritur mbi 100 dollar për fuçi.(104-115 dollar )


Sasia e naftës që aktualisht prodhohet(90 milion barrela në ditë) në të gjithë botën, është një sasi jashtëzakonisht e madhe. Kjo sasi plotëson nevojat imediate, por shumë shtete kërkojnë të rrisin rezervat e tyre strategjike, pasive. Krijimi i këtyre rezervave nga disa shtete sjellin anomali në tregun e naftës. Po kështu mosmarrëveshjet për sasinë e prodhimit nga ana e shteteve të OPEC-ut pasqyrohen dhe ato të rritjen e çmimit të naftës. Një  faktor negativ janë luftërat lokale në vendet prodhuese të naftës që padyshim shkaku kryesor i tyre është po problem i naftës.
 
Zhvillimet e reja     

Kohet e fundit më zhvillimi e madh industrial të shteteve si Kina dhe India, ato kërkojnë dhe thithin një sasi të konsiderueshme naftë, kështu që parashikohet se jo shumë larg por gjatë vitit 2014 kërkesa ditore të naftës mund dhe të tejkalojnë prodhimin ditor të 120 miliona barela. Pra, rritja e çmimit të naftës mund të themi se nuk ka ardhur kryesisht nga mungesa e prodhimit dhe të pakësimit të rezervave por edhe nga shkaqe sekondare spekulative dhe të destabilizimit të disa shteteve prodhuese të naftës. Komplikimet gjeologjike dhe kërkesa për futjen në kërkime të teknologjinë të sofistikuara janë gjithashtu një faktor që influencon në rritjen e çmimit të naftë kjo për shkak të futjes të aparaturave të reja të kostueshme dhe kërkimin e naftës gjithmonë edhe në thellësi më të mëdha.


 Shfrytëzim galopant i vendburimeve të naftës ka momente negative,ku dallohet momenti i shfrytëzimit jo racional i shtratimeve. Fenomeni irracional  vërehet kur shfrytëzimi
 behet nga kompanitë që kërkojnë të marrin sa më shumë naftë në një kohe sa më të shkurtër të mundur, sepse për shkaqe të koncesioneve kohën mund ta kenë të kufizuar. Me prodhimin e sasive të mëdha të naftës dhe të shfrytëzimit irracional, një sasi shumë e madhe e naftës ngelet në shtrese për shkak se në raste të tilla prishet struktura e shtresës ose në vendburimet të karbonatëve krijohen konuse uji, gjë që shkaktojnë prishjen e shtrateve të shtratimeve, duke lënë sasira të konsiderueshme naftë në shtrese , që edhe mund të mos shfrytëzohet.                                                                                                                              

Në Shqipëri     
   

Në Shqipëri ka shumë vite që nuk është zbuluar ndonjë shtratim ose vendburim i ri naftë ose gazi,por premisat gjeologjike për të zbuluar vendburime të reja janë inkurajuese, duke mare parasysh mbihedhjet (overthrastët), veçanërisht në pjesën jugore të Shqipërisë.   Shfrytëzimi i vendburimeve ekzistuese të naftës ka qenë më ulje të vazhdueshme të prodhimit ose më oscilacione të vogla rritjeje ose më rritje të sforcuar.  Disa kompani të huaja që punuan fillimisht pas vitit 1990 në Shqipëri, për rritjen e prodhimit në vendburimet ekzistuese nuk arritën ndonjë rezultat të  dukshëm madje dhe u tërhoqën si nga shtratimet ranore të naftës ashtu dhe nga ato gëlqerore.


 Aktualisht në zonën naftëmbajtëse për ranoret punon një kompani e huaj,”Bankers Petroleum”, si për shtresat naftëmbajtëse të zonës se Marinëze, “suitës marinëza” ashtu dhe për shtresat naftëmbajtëse të “suitës Driza” të rajonit Patos-Marinës. Metodat të përdorura nga kjo kompani për rritjen e prodhimit, kanë qenë përdorimi i disa pompave thithëse të reja dhe shpërthimeve të fuqishme hidraulike. Duke kërkuar të rrisin prodhimin e naftës më anë të pompave thithëse të reja, por në disa raste gjatë thithjes prishet struktura e shtresës, për shkak se gjatë nxjerrjes se naftës nxirret dhe rërë, po kështu dhe shpërthime të fuqishme hidraulike shkaktojnë fenomene negative në strukturën e shtresës dhe si rrjedhim në shtratimin naftëmbajtës. Kjo kompani, përveç të tjerash, ka aplikuar dhe shpimin e puseve të rinj, biles dhe të puseve horizontale. Prodhimi i raportuar ka oshilacione nga viti në vit ose dhe midis katërmujoreve.

 

Përveç sasisë se naftës, që prodhimi është rritur më metodat të aplikuara, rëndësi të veçantë ka dhe kostua e nxjerrjes së naftës, gjë që influencon direkt në të ardhurat që mund të përfitoj shteti, sepse prodhimi ndahet në baze të një formule që një nga faktorët kryesor, përveç sasisë të prodhimit, duhet të mbulohen dhe shpenzimet, që mund të harxhoj kompania në qoftë se shpenzimet që raportohen janë të mëdha dhe që nuk mbulohen nga vlera e prodhimit të naftës, atëherë shteti nuk përfiton asgjë. Në baze të kësaj kërkohet një monitorim rigoroz dhe i vazhdueshëm i llogarive të shpenzimeve si dhe monitorim i sasisë së prodhimit, duke shmangur shpenzimet të panevojshëm dhe fiktive.,si dhe të llogaritjes se rezervave të mbetur duke bere oponencë të fortë metodës së raportuar.  Kjo qëndron dhe për kompanitë që shfrytëzojnë vendburimet e naftës dhe në gëlqeroret. Rëndësi ka llogaritja ekzaktë të llogaritjes se prodhimit kur i dorëzohen puset kompanisë vepruese nga ana e Albpetroli.
   

Të tria vendburimet në gëlqeroret, që ishin kryesore për industrinë e naftës Cakran, Ballsh dhe Gorisht, i janë dhënë vetëm një kompanie , kompanisë “stream” e krijuar kastile për shfrytëzimin e naftës në Shqipëri?Kohet e fundit dhe ato vendburime të vogla të  mbetura në varësi të ALPETROL-it, si të naftës ashtu dhe ato të gazit i janë dhënë me koncension një kompanie tjetër Gjermano- Shqiptare. Pozitiv është fakti që këto vendburime do shfrytëzohen nga një kompani edhe me pjesëmarrjen e një kompanie shqiptare, por duhet të theksojmë se këto vendburime janë më të vogla , në fazën e tyre të fundit përsa u përket rezervave dhe të abandonuara veçanërisht vendburimet e gazit, ku rezervat e tyre nuk dihen ose kanë shteruar.

 

Kështu ALBPETROLI ka mbetur pa asnjë vendburim. Dhe, vendburimi në gëlqeroret e Visokës me prodhim jo të konsiderueshëm naftë po më deklarim shumë të mëdha shpenzimesh i është dhënë po një kompanie tjetër për shfrytëzim? Prodhimi nga vendburimi i Visokës është i ulët por shpenzimet janë të mëdha?. Në këtë rast ALBPETROL-it i mbetet detyra e kontrollimit dhe i monitorimit të nxjerrjes se naftës nga kompanitë që kanë mare vendburimet me koncension dhe rëndësi të madhe ka dhe kontrollimi i shpenzimeve, që mbulojnë nxjerrjen e naftës. Detyrë po për ketë qëllim ka dhe A.K.B,N. duke krijuar bile një skuadër vrojtimi sa më afër vendburimeve, po kështu dhe Ministria e Energjetikes duhet të ushtroj kontrolle si në AKBN në ALBPETROL, si dhe direkt në kompanitë e huaja që kanë mare më koncesion vendburimet e naftës.
 
Pas viteve ‘90


Mbas vitit 1990 territori i Shqipërisë ( si toka ashtu dhe deti) u nda në bloqe për t’i dhënë më koncension për kërkimin e naftës dhe të gazit. Fillimisht erdhën kompani të mëdha, prestigjioze për kërkimet, si OXI SHELL-I OMW e të tj. Rezultatet e kërkimeve nga këto kompani nuk ishin pozitive dhe ato mbas punimeve të para u larguan. Një nga arsyet kryesore ishin se ato kanë ardhur më qëllim të kërkimit të vendburimeve me sasira të mëdha naftë, sepse në ato vite dhe çmimi i naftës ishte relativisht shumë i ulët. I pa motivueshëm ka qenë largimi i kompanisë së
OXI-t nga zona e Shpirag-Molishtit ku shpimi që kompania ndërmori pati shenja inkurajuese. Po kështu konceptet gjeologjike për ndërtimin strukturor të territorit të Shqipërisëe nuk janë ato të vendeve më ndërtim gjeologjik të thjeshtësuar. Në këto raste duhet të merresh parasysh eksperienca e gjeologeve vendase.  Aktualisht në Shqipëri, në fushën e kerkimëve, zhvillojnë aktivitetin e tyre disa kompani, si në toke ashtu dhe në dete.


Në tokë vazhdon aktivitetin e saj kompania DWM (sipas kartëvizitës) ose MANAS PETROLIUM ( Sipas faqes se internetit), e cila fillimisht ka kontraktuar për kërkimin e naftës dhe të gazit katër blloqe të pjesës veriore të vendit dhe më vonë ka negociuar dhe ka përfituar dhe dy blloqe të pjesës qendrore. Mbas kryerjes se disa punimeve sizmike plotësuese dhe duke tejkaluar afatet e përcaktuara në kontratë, shpoi nje pus në pjesën veriore, jo shumë të thellë, i cili rezultoi negativ. Aktualisht kjo kompani në bashkëpunim me kompaninë e SHELL-it, ku kjo e fundit ka investuar pjesën kryesore të kapitalit, janë duke shpuar një pus të thellë në zonën e Beratit. Sipas të dhënave të vetë kompanisë kostoja e pusit është e lartë, sepse është kërkuar nën “overthrastëve”, duke kaluar fillimisht një trashesi  të konsiderueshme gëlqerorësh në pjesën e sipërme. Ky pus shpohet pothuajse dublor i pusit të shpuar këtu para disa vjetësh nga kompania e OXI-it, ku ka pasur disa shfaqje naftë, por për arsye të ndryshme, (vështirësi teknike, koston e pusit, debited e naftës, arsye komerciale si dhe pasiguria për mbylljen jugore të strukturës), pusi ishte lenë në konservim,por më tendencën e ngritjes se struktures në jug nuk përjashtohet mundësia e shtrirjes se shtratimit në atë drejtim në qoftë mbyllet struktura për ruajtjen e shtratimit të naftës. Nuk përjashtohen dhe ndryshimet të çarshmërisëe për ndryshimin e porozitetit.

Këtu vlen të theksojmë dhënja e shumë bloqeve vetëm të një kompanie për kërkim por duhet pare më kujdes jo vetëm bekgraundin e kompanisë në fushën e kërkimeve, por edhe anën e forcës financiare të saj. Një veprim i tillë, duke marrë shume bloqe vetëm një kompani, ngandalson kërkimet duke marrë vendime me vonesë duke shkelur dhe afatet e kontratës.
  

Kompania irlandeze Oio& Gaz Plc (Son Leone) ka marrë interesat e kompanisë OMW në dete, duke u be miratimi nga Agjensia Kombëtare e Burimëve Natyrore, për pjesën veriore të basenit të Durrësit. Kjo kompani ka kryer disa punimeve plotësuese sizmike, duke përdorur dhe metoden tre dimensionale por akoma nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret, qoftë nga intërpetimi gjeologo-gjeofizik ose më shpimin e ndonjë pusi më gjithë se afatet sipas kontratës janë tejkaluar.


Në pjesën jugore të hapesires detare, në detin jonë ( Bloku-5) ka aktivitetin e saj një kompani tjetër, kompania (MWD OIL) për kërkimin e naftës në dete që mësa dihet interesat e saj i a ka kaluar nje kompanie tjetër.   Nga sa parashtruam nje pjese e madhe e hapësires detare është akoma e lire, po keshtu të lira janë dhe bloqet e Shqipërise se jugut.

Toka shqiptare është treguar që është naftë-gazembajtëse. Në krahasim me shtetet tjera evropianë, sipas të rezervave të zbuluara, Shqipëria kishte sasinë më të madhe të naftës për frymë të popullsisë, Vend-burimet të naftës në Shqipëri kanë pasur disa milion tonë naftë. Vendburimi i Patos  Marinëzes konsiderohet një nga vendburimet më të mëdha të zbuluara në Evrope. Të rëndësishme kanë qenë dhe vendburimet e zbuluara në struktura karbonatike, të cilat kanë hapur rrugen për vazhdimin e kërkimit të naftës në struktura analoge. Në saj të këtyre v,b, prodhimi i naftës në Shqipëri për një periudhe arriti në rreth tre milion tonë në vit.

 

Ndërtimi më mbihypje ose të overthrastëve veçanërisht në pjesën jugore të Shqipërisë ka perspektiva për gjetjen e v,b, të reja naftë dhe gazi mbetët e hapur dhe e lartë. Deti paraqet gjithashtu perspektive për zbulimin e shtatimëve të gazit, gjë që është vërtetuar nga shpimet e disa puseve në afërsi të detit (Durres), në të njejtat formacione që vazhdojnë edhe në pjesën detare.  Pavarësisht të punimeve studimore, alo që provon përfundimisht ekzistencën e naftës është shpimi i puseve të vendosura në pjesët më të studiuara . Po kështu duhet të kerkohet llogari kompanive që veprojnë në vend që të respektohen afatet dhe detyrimet financiare, por gjithmonë duke monitoruar më rreptësinë më të madhe shpenzimet në raport më prodhimin.
*Specialist nafte


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama