NSA merr 200 milione sms cdo dite

NSA merr 200 milione sms cdo dite

Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA për çdo ditë grumbullon rreth 200 milionë mesazhe përmes programit të quajtur “Dishfire”, thuhet sipas një raporti të ri të publikuar nga gazeta britanike, “The Guardian”.

Agjencia e ka përshkruar programin e grumbullimit të mesazheve si një “minierë ari” për kontrollimin e të gjitha llojeve të të dhënave personale.

Dokumentet e rrjedhura nga ish-kontraktori i NSA-s, Edward Snowden zbulojnë se agjencia amerikane i përdor këto të dhëna për t’i nxjerr të dhënat e mesazheve nga dërguesit dhe pranuesit e tyre, përkatësisht për marrjen e të dhënave personale si informacionin për lokacionin, aktivitetin financiar dhe kontaktet, thotë raporti i publikuar.

Një prezantim i NSA-s e përshkruan programin “Dishfire” si një minierë grumbull i të dhënave dhe me ndikim të madh, duke thënë se shkalla e përdorimit është rritur, marrë parasysh edhe njoftimet që përdoruesit e telefonave mobil i marrin nga kompanitë ajrore, klinikat shëndetësore dhe bankat.

Në raportin e publikuar në gazetën britanike thuhet se gjatë prillit të vitit 2011, agjencia amerikane vetëm për një ditë kishte arritur të mbledh më shumë se 194 milionë mesazhe telefonike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama