NASA Kemi kapur nje sinjal 80 mije vjecar

NASA: Kemi kapur nje sinjal 80 mije vjecar

Ministria britanike e Mbrojtjes ka nxjerrë në qarkullim dosjet e reja elektronike të pranishme në arkivat kombëtare. Një nga këto dosje ka bërë sensacion më shumë se të tjerët. Dokumenti është bashkangjitur në një artikull të botuar në "World News Weekly" (15 shtator 1998 Vol. 19 No.51). Aty tregohet se si NASA ka zbuluar dhe dekoduar një sinjal të bazuar në matematikën SOS, sinjal që vinte nga një planet jashtë galaksisë sonë. Sinjali u zbulua në janar të vitit 1998, por u deshën disa muaj për të deshifruar mesazhin. Çdo gjë ka shkuar me sa duket pa u vënë re.

Ekspertët e NASA-s thonë se kanë zbuluar një thirrje fatkeqësie nga një qytetërim i huaj në hapësirë që kishte arritur në Tokë. Sinjali SOS është kapur në Tokë pas 80.000 vjetësh dhe është regjistruar në kasetë në fund të janarit 1998. Sipas një burimi të rangut lartë të NASA-s në Hjuston, shkencëtari rus në hapësirë Viktor Yulakow, ka kryer një kërkim me observatorin në veriperëndim të Moskës, me bazë në Kombet e Bashkuara. 

Dr.Kulakov argumenton se sinjali erdhi nga një pikë përtej galaktikës sonë më të afërt, Andromeda dhe është dërguar nga qeniet që kishin arritur me sa duket një qytetërim më të avancuar sesa yni.

“Vetë fakti që ne kemi marrë dhe deshifruar mesazhin, vërteton dhe hedh tej çdo dyshim se njohuritë dhe teknologjitë e tyre kanë qenë me te larta se sa mundësitë tona,” tha Kulakov.

“Dhe, ndërsa ishin para nesh në zhvillim, unë mund të them me siguri se sinjali SOS i vdekjes së civilizimit të tyre nuk ishte rezultat i një katastrofe kozmike. Mendoj se ka qenë rezultat i një vetshkatërrimi me armët bërthamore. Çfarëdo që t'u ketë ndodhur, mesa duket ai qytetërim nuk kishte asnjë mjet për largimin e popullatës së mbetur. Një udhëtim përmes hapësirës ishte në dispozicion të tyre, por vetëm në një nivel shumë të kufizuar. Mesazhi e bën shumë të qartë se ata ishin të bllokuar në botën e tyre”, përfundoi Dr. Kulakov.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama