Mynihu qendra me e rendesishme ekonomike dhe kulturore

Mynihu, qendra me e rendesishme ekonomike dhe kulturore
Gdhihet historik e legjendar çdo ditë, e ndërsa njerëzit lëvizin shpejt e shpejt mbi të si me qëllim për ta renduar në kurriz, ai nuk e ndien mbi supe të ecurin e tyre. Ai shtrihet në një hapësirë të gjërë dhe është themeluar m’u në vitin 1185. Që nga ai moment Mynihu ka arritur të jetë ndër qytetet më mbreslënëse të Botës. Ai ndodhet në Juglindje të Gjermanisë dhe njëherazi është edhe kryeqytet i Landit të Bavarisë.

Mynihu është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe k ulturore të Republikës Federative Gjermane. Kultura dhe emancipimi i tij është për t’u admiruar. Njihet për festën e madhe të birrës, Oktoberfest. Shumë nga miqtë e mi, sidomos ato shqiptar po pyesin veten se PSE Besniku po flet për Mynihun? Pse vallë ka marrë mundimin? Ku do të dali ky më këtë gjë? Shumë syresh mendojnë se unë dua të përshkruaj të magjishmen, të bukurën, të mrekullueshmen e këtij qyteti. Mendoni se do ta bëj? Hë flisni! Jo, aspak. E dini pse? Sepse atë e kanë përshkruar njerëz me “penë” të artë, e përpara tyre do ndihesha shumë inferior, saqë do dëmtoja edhe bukurinë e vitalitetin e këtij qyteti. Pena ime ndryshe nga ato të të tjerëve mori përsipër që madhështinë e Mynihut t’a vendos përballë në një paralele të hequr me vlerat tradicionale të emigrantëve shqiptar…

“Atdheu im gjithmonë më frymëzon, më jep erën e bjeshkëve, parajsën e munguar, tokën rinore e mallin në gjoks shtrënguar…- kishte shkruar një ditë prej ditësh ime bijë.” Shqiptarët e mi të dashur janë shpërndarë si mos më keq në çdo cep të botës dhe akoma nuk dimë sesa shqiptar jemi gjithsej në Botë. Gjithë të huajt mund të thonë çfarë është ky komb fatkeq, por njëkohësisht gjithë ata harrojnë se ne aty ku jemi ( njerëzit e mirë) lëshojmë “injektimin” e dheut mëmë. Atje ku shumë shqiptar të mirë e me emër punojnë e kanë ndërtuar jetën e tyre janë shembulli më i mirë i një shoqërie të civilizuar. E ku ka më mirë sesa të ruajmë vlerat e traditat tona të të parëve?! Kjo është arsyeja që “JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR”…

O lexues e mbështetës të ideve të mia, sa herë shkruaj për ju që jeni në diasporë zemra më kullon gjak, një gjak i cili quhet “mall”… Nuk dua të zgjatem më shumë, por më lejoni t’iu servir argumente e fakte kuptimplota. Para ca javësh Gjermaninë, e veçanërisht Mynihun (qytetin ku unë banojë) e vizitoi një grup pune i ardhur nga Tirana.

Ishte TVSH-ja dhe sëbashku me to në krye ishte e madhja e ekranit të Radio Televizionit Shqiptar Znj. Tefta Radi. Dyert e shtëpisë dhe mikpritja ime nuk kishte si të mungonte për një shqiptare, e kur kjo është Tefta Radi vlerat dhe emocionet dyfishohen. Sëbashku me grupin e xhirimit të TVSH-së ne lëvizëm shumë nëpër Mynih, ku takuam mjaft shqiptarë për ca ditë me rradhë.

Po ju citoj fjalët e një mikut tim në një nga ato ditë “Më duket sot Mynihu, siç me qenë Tirana jonë”. Mjediset shqiptare ku ne qëndruam e diskutuam gjatë me njëri – tjetrin kishin ruajtur mirfilli vlerat më të mira tradicionale shqiptare.

Kultura jonë ishte e mishëruar kudo tek ata, madje edhe tek fëmijët e tyre që kishin lindur në një shtet të huaj. Sende që performonin kombin tonë shikohej në shumë shtëpia të emigrantëve tanë në diasporë. Kjo normalisht të mrekullon… të lë pa fjalë…të lë pa mend…

Vitet kanë kaluar dhe ky qytet kozmopolit ka ditur si të mbajë në gjirin e tij një peshë të konsiderueshme të emigrantëve nga e gjithë bota, por duhet thënë qe emigrantët tanë kanë ditur mjaft mirë të infiltrohen në jetën gjermane. Shumë nga shqiptarët punojnë në zyra si avoketër apo punonjës të ndryshëm. Gjithashtu shqiptar shikon në spitale, në organet vendimmarrëse të qeverisjes lokale, në arsim, në kulturë etj etj…

Ato kudo ku kanë shkuar me studime dhe punë kanë ruajtur këto vlera e doke që paraardhësit tanë i ruanin me fanatizëm. Mrekullohesh e çuditesh me vehten që vitet e shumta nuk kanë penguar askënd prej nesh t’i ruajë e madje t’i shtoj e t’ia aplikojë moralit e personalitetit të kujtdo individi se Shqipëria është një vend ku besa, tradita, mikpritja e morali janë pjesë e karakterit të çdo shqiptari.

Shumë njerëz mendojnë se po flas me një idealizëm të thekur. Gaboheni rëndë. Unë me idealizëm?! Ndoshta. Di të them që mund të ketë mjaft shqiptar që kanë njollosur emrin e kombit tonë. Kanë njollosur dheun e Skënderbeut e Nënë Terezës.

Kanë poshtëruar luftën kundër pushtuesve dhe kanë mohuar nacionalitetin tonë. Por ama një gjë ju them, se shqiptar që flasin shqip, hanë shqip, mendojnë shqip dhe jetojnë shqip ka sa të duash në Mynih e gjetkë nëpër Botë. E një gjë të tillë e vërtetoi edhe Znj.Radi. Shqipëria jonë rri krenare për bijtë e saj më të mirë, pasi ne asnjëherë nuk lëkundim luksin dhe madhështinë e Zotit që na krijoi në një vend të tillë.

Shqiponjat tona fluturonin nëpër male, kur shumë shtete që na lakmuan më vonë viset tona ishin sa një lagje e Tiranës. Sot, ne jemi krenar për tokën tonë dhe se konfirmojmë edhe njëherë se vlerat tona më të mira do t’i tregojmë përherë kudo që shkojmë e punojmë. Vlerat tona do ruhen sot e përmot!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama