Mylimaneve u ndalohet te jetojne ne Mars

Mylimaneve u ndalohet te jetojne ne Mars

Liderët myslimanë kanë nxjerrë një obligim, i cili u ndalon besimtarëve që të jetojnë në planetin Mars, pasi sipas tyre, të jetosh atje është antiislamike.  Ky obligim apo normë ndaluese, është bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi organizata “Mars One” konfirmoi se do të përpiqet të ndërtojë një koloni të përhershme në Mars.

Komiteti i Përgjithshëm Islamik në EBA argumentoi se të jetuarit në një planet tjetër përbën një ndërmarrje mjaft të rrezikshme, të barasvlershme me vetëvrasjen, e cila ndalohet nga Islami.

“Një udhëtim i tillë jashtë planetit Tokë përbën një rrezik të madhe për jetën dhe është i pajustifikuar. Ekziston mundësia që individi që udhëton drejt Marsit të mos mbijetojë dhe meqë ai shkon atje me dëshirën e tij, vdekja do të konsiderohet si vetëvrasje”, thuhet në një deklaratë të komitetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama