PRISHTINE, 9 Maj/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi të shtunën se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar”, shkruan Isa Mustafa në ‘facebook’./a.gjonaj/