Një kërkim i ri këshillon se mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e individëve të preken nga kujtimet e pavërteta. Kërkuesit nga Universiteti i Kalifornisë dhe Universiteti Shtetëror i Miçiganit thanë se ata që nuk flenë mjaftueshëm kanë më tepër gjasa të kujtojnë informacione false, sesa ata që flenë mjaftueshëm. Në studim u përfshinë 104 pjesëmarrës, të cilët ishin studentë. Në përfundim të eksperimenteve, u arrit konkluzioni se pesë orë gjumë ose më pak ishin të lidhura me formimin e kujtimeve false. Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë zbuluar se shtatë orë gjumë janë ideale për trupin dhe se më tepër se tetë orë çojnë në lodhje të organizmit.