Mrekullia femija 2 vjec sherohet nga AIDS

Mrekullia, femija 2 vjeç sherohet nga AIDS
Një fëmijë 2-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i lindur me sëmundjen e HIV AIDS ka arritur të shërohet nga virusi i tmerrshëm. Sipas mjekëve, fëmija nga Misisipi ka rreth një vit që nuk merr medikamente pasi nuk ka më asnjë shenjë të infeksionit.

Nuk ka garanci të plota se fëmija do të mbetet i shëndetshëm, edhe pse testimi i sofistikuar zbuloi vetëm gjurmë të materialit gjenetik të virusit, por ky efekt do t’u shërbejë studiuese për të zbuluar nëse trajtimi i kryer tek vogëlushja do të jetë efektiv edhe tek fëmijët e tjerë për të zbuluar në këtë mënyrë një kurë për shkatërrimin e AIDS tek fëmijët e vegjël; veçanërisht në Afrikë ku shumë foshnja vdesin për shkak të tij.

Dr. Deborah Persaud, një virologe në Universitetin e Baltimorës, theksoi: “Kjo është një provë që HIV/AIDS mund të kurohet tek fëmijët”.

Nëse vajza do të qëndrojë e shëndetshme do të kemi të bëjmë me rastin e dytë në botë që kurohet nga AIDS.

Në vitin 2007, Timothy Brown u bë personi i parë me SIDA që u shërua. Virusi u hoq nga trupi nëpërmjet një kure për leuceminë, që përfshinte shkatërrimin e sistemit të tij imunitar dhe transplantimin e qelizave nga një dhurues që kishte një mutacion gjenetik të rrallë që i rezistonte HIV-it.

Në rastin e vajzës nga Misisipi u përdorën një “koktejl” ilaçesh vetëm disa orë pas ardhjes së saj në jetë, përpara se të zbulohej se fëmija ishte bartës i virusit të tmerrshëm, duke u nisur nga fakti se nëna e tij kishte AIDS.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama