Open Source
Në Londër qëllimi ishte edhe një tjetër. Të guxosh të mbrosh idenë, që të gjithë janë në gjendje të ndërtojnë dhe programojnë web-in. Kjo në seminare dhe takime, të ndara në nëntë plane zhvilluese dhe nuk janë dhënë takime për të afruar letërsinë dhe gazetarinë me kodet. Ose, edhe më, për të shpjeguar ç’do të thotë webmaking në mobile apo të fusësh fëmijët në botën e programacionit, me një seksion posaçërisht me shumë ngjyra dhe zbavitëse nga titulli Coding for Teens. Ëndrra e Mozilla Foundation është pra një rrjet i hapur, ku secili – nga shtëpiakja deri tek të vegjlit – jo vetëm që lundrojnë pa kaluar në programe me pagesë, por janë edhe në gjendje të lënë një kontribut. Nëse sot përdorim rrjetin, nesër të gjithë duhet të dimë ta krijojmë. Morali, sipas Mark Surman, drejtor ekzekutiv i Mozilla: «Një takim si një tërheqje magnetike në rrjet» .
Rritja e ‘Dhelprës’
Një tjetër risi, përveç natyrisht versionit të ri 17.0, është Mozilla Firefox for Desktop, që përmirëson lundrimin në rrjet dhe kërkimin, duke lejuar sinkronizimin e desktop në kompjuter dhe mobil. Më tej debutimi i app i Android. Pak a shumë disa gjetje për ‘dhelprën e zjarrtë’ dhe për Mozilla Foundation, që premtojnë punë. Sot përdoruesit e tij janë rritur, duke prekur kuotën e 450 milionë vetëve (në Indonezi dhe Gjermani Firefox është në vend të parë), duke krijuar një kohë të vështirë për Microsoft. Faqe atyre që besojnë se e ardhmja e ueb-it është e gjitha me pagesë.