Mjafton kjo zoti kryeprokuror tani eshte radha jote!

Mjafton kjo zoti kryeprokuror, tani eshte radha jote!

Gjermania është e tmerruar: Krejt hapur e madje me emër e mbiemër, në rrjetet sociale po bëhet thirrje për dhunë- kundër të huajve, politikanëve, gazetarëve, artistëve…

Të shfrenuar dhe të pashqetësuar, mbi të gjitha në FB dhe në Twitter.

Kaq shumë urrejtje nuk ka pasur kurrë në vendin tonë!

Dhe ai që mbjell urrejtje, korr dhunën.

Kufiri i lirisë së shprehjes është tejkaluar me kohë, përderisa bëhet thirrje edhe për vrasje.

Bild është ngopur: Ne po publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngjallin urrejtje.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, tani është radha jote!

 

*Teksti i mësipërm është publikuar nga gazeta më e madhe në Europë dhe Gjermani, Bild. Ajo ka ndërmarrë këtë fushatë të identifikimit dhe publikimit të gjithë atyre personave që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale. Emrat dhe mesazhet e tyre janë publikuar në gazetë, me thirrjen ndaj kryeprokurorit për të marrë masa. Drejtori i gazetës tha se ky veprim vjen pas shpërthimit të dhunës ndaj refugjatëve


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama