Misteri i unazes me mbishkrimin Allah

Misteri i unazes me mbishkrimin 'Allah'

Më shumë se një shekull pas zbulimit të saj në varrin e një gruaje në shekullin e nëntë, unaza që mbart të gdhendur mbishkrimin “Allah”, ka rezultuar një dëshmi e kontakteve të ngushta ndërmjet epokës së Vikingëve skandinavë dhe botës islame.

Studiuesit mendojnë se unaza e argjendit i përket vitit 1800. Deri tani, mendohej se unaza në ngjyrë violë kishte të gdhendur në arabisht disa shkronja arabe. Por pas një inspektimi më të afërt me një mikroskop skanimi u zbulua se unaza është e përbërë nga një material xhami me ngjyrë, thotë Sebastian Warmlander i Universitetit të Stokholmit.

Një mbishkrim mbi kuadratin e xhamit lexon "për Allahun" apo "Allahut".  Skandinavët tregtonin objekte qelqi të zbukuruara nga Egjipti në Mesopotami 3400 vjet më parë. Gjithashtu, në tekstet e lashta përmendet tregtia mes vikingëve dhe qytetërimit islamik, që shtrihej nga Mesdheu në Azinë Perëndimore, por evidencat arkeologjike deri më tani kanë qenë të rralla.

Kështu, mendohet se skandinavët mund të kishin marrë artikuj qelqi nga tregtarët islamë, 2000 vjet më vonë. Tekstet e lashta përmendin takime rreth 1000 vjet më parë mes skandinavëve dhe anëtarëve të qytetërimit islam, që shtriheshin nga Azia Perëndimore në tokat e Mesdheut. Dëshmi arkeologjike i mbështetin këto fakte, megjithëse, janë shumë të rralla.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama