Misteri i liqenit te Antarktides me uje te embel

Misteri i liqenit te Antarktides me uje te embel

Duhej që të shponin për më shumë se dhjetë vjet, që të arrinin në sipërfaqen e liqenit Vostok. Aty poshtë, nën një trashësie prej katër kilometrash akull, një ekip shkencëtarësh rusë, zbuluan masën e ujit të ëmbël të liqenit të veçuar këtu e miliona vjet.

Provat e para, për ekzistencën e këtij liqeni u mundësuan nga radarët britanik (që i pasuan një hartimi dhe studimi të mirëfilltë të shkencëtarëve nazist) gjatë dhjetëvjeçarit të 1970-ës. Liqeni është pjesë e 370 liqeneve të zbuluara dekadat e fundit të cilët, të cilët ndodhen nën sipërfaqen e akullit të Antarktidës.

Por, më i veçanti i këtij grupi liqenesh të zbuluar në Antarktidë, është ai i Vostok, pasi uji i ëmbël i këtij liqeni nuk ardhur kurrë në kontakt me atmosferën e jashtme të sipërfaqes së tokës, të paktën për më shumë se 14 deri në 20 milionë vjet dhe shkencëtarët besojnë se aty mund të zbulojnë forma të ndryshme jete “jashtëtokësore” të cilat kanë jetuar/ jetojnë të veçuara në errësirë e të pa ndikuara/infektuar nga atmosfera e tokës dhe forma e jetë që ekziston në sipërfaqe të saj.

Madje shumë shkencëtar, mendojnë se studimi i liqenit do t’u jap prova të forta për forma të ndryshme të jetës të pa njohura deri më sot, të cilat mund të ekzistojnë edhe në satelitët e talenteve të mëdhenj si Jupiterit, si dhe të Enceladus satelit i Saturnit.

Por teoritë më të “përparuar” bëjnë fjalë për forma të ndryshme jete jashtëtokësore dhe për baza sekrete ushtarake shkencore naziste. RIA Novosti, pohon se Gjenerali Gjerman, Kral Donitz, kishte deklaruar: “Në 1943-in, një nëndetëse gjermane, kishte krijuar një vendstrehim të sofistikuar, të jashtëzakonshëm në anën tjetër të globit”.

Sonda e shpimit të misionit rus në liqenin Vostok, qëndroi aty për shumë vite rresht, ku i theksuar ishte dyshimi dhe shqetësimi i shumë kolegëve të tyre të cilët shpreheshin hapur për rrezikun e një infektimi të mundshëm të ujërave nga sonda e shpimit.

Përpjekja filloi në vitin 1998 dhe vetëm vjet, shpimi mundit të arrinte disa metra mbi sipërfaqen e liqenit. Por, aty shkencëtarët rusë, u detyruan të ndalonin përpjekjet e tyre për shkak të frikës së ndryshimit të atmosferës së izoluar, por edhe të për shkak të ardhjes së dimrit të acartë e të fortë.

Sivjet, misioni i shkencëtarëve rusë, ndoqi një strategji të re: pesë metra mbi sipërfaqen e liqenit, sonda e zakonshme e shpimit, u zëvendësua me një strukur të re, e cila funksiononte me ngrohje, avull me anë të cilit mundën të shkrinin akullin deri sa të arrinin në nivelin e synuar.

Analizimi i kampionëve do të mundësonte në të ardhmen hapjen e rrugës së një epoke të re për gjeologjinë dhe astrologjinë, pasi liqeni Vostok, është nga më të rrallit dhe i vetëm në rruzullin tokësor, me një atmosferë “tokësore” të pa infektuar e të pastër.
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama