Misteri i drites se munguar

Misteri i drites se munguar

Astronomët kanë zbuluar që nuk ka mjaftueshëm dritë ultravjollcë nga yjet në univers për të llogaritur vëzhgimet e gazit të përkohsëhm.  Një studim i kohëve të fundit nga mjedisi ultravjollcë i universit lokal gjen një “krizë në prodhimin e pakët të fotoneve”, e cila tregon një zvogëlim të burimeve të afërta ultravjollcë.

 

Mjedisi ultravjollcë duke u përhapur në univers vjen nga dy burime kryesore: nga disa objekte qiellore të quajtura “quasars”, dhe nga yjet e nxehta. Fotonet e tyre ultravjollcë ndërveprojnë me gazin e rrallë që përshkon hapësirën intergalaktike, duke sjellë konvertimin e atomeve neutrale të hidrogjenit në jone të ngarkuara elektrikisht. 

 

Megjithatë ka pasur disa spekulime në lidhje me këtë teori. Joe Ribaudo, nga kolegji “Utika” ka thënë se këtu ekziston një mospërputhje, por që gjithsesi mbetet një mundësi emocionuese për të mësuar diçka të re.

 

“Kriza tregon një mospërputhje të konsiderueshme mes modeleve tona aktuale dhe vëzhgimeve tona të universit të sotëm. Natyrisht, në çdo kohë modelet teorike nuk pajtohen me ato të vëzhgimit, por kjo është një mundësi emocionuese për të mësuar diçka të re rreth universit”, ka thënë Ribaudo, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama