Ministrja Kumbaro ne Konferencen e Berlinit

Ministrja-e-Kultures-Mirela-Kumbaro-Foto-Agim-Dobi-300x200Tirane 2 nëntor /ATSH-Megi Zonja/ Ministrja Mirela Kumbaro, do të marrë pjesë në konferencën e Berlinit "Një shpirt për Strategjinë e Evropës", ku do të referojë në panelin "Periferia e Evropës".

Temat e konferencës së sivjetme do të jenë: Periferia si frymëzim për Evropën dhe " Qyteti si vend i përfshirjes", me pjesëmarrjen e politikanëve: Martin Schulz, President i Parlementit të BE-së, Donald Tusk , President i Këshillit të Evropës, Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit, etj.

Në konferencë do të referojnë edhe përfaqësues të medias dhe fusha të tjera të shoqërisë civile, si : Antje Contius, drejtore e S. Fischer Stiftung, Lirak Çelaj, anëtar i "Një shpirt për Strategjinë e Evropës", Georgi Gospodinov, shkrimtar, Gianni Skaragas, shkrimtar, etj. 8 nëntor 2015, ora 1:00-6:00 PM 9 nëntor 2015, ora 09:00 AM-5:00PM Allianz Forum, Pariser Platz 6, 10117 Berlin, Gjermani


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama