Ministria e Kultures fond per mbeshtetjen e krijimtarise letrare shqiptare

Ministria e Kultures, fond per mbeshtetjen e krijimtarise letrare shqiptare

Në vazhdim të politikave për librin, përkthimin, autorët, për herë të parë krijohet fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare shqiptare (FMKLSH) që do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe. Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit. Aplikimi ka nisur më datë 1 qershor dhe përfundon në datën 30 qershor 2015, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet më 30 korrik.

Pas miratimit për mbështetje financiare të krijimtarisë letrare, Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me autorin e kësaj vepre dhe botuesin. Fondi i mbështetjes së procesit krijues që ka krijuar Ministria e Kulturës arrin deri në vlerën 3 milionë lekë për vitin 2015 dhe mbështet procesin krijues të autorëve të letërsisë shqipe. Autori do të paguhet me shumën totale prej 250 000 lekësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama