Ministria e Kultures Mbajme premtimet mbrojme Trashegimine Kulturore

TIRANË, 18 Nëntor / ATSH / Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës po përmbushin angazhimin e marrë dy vjet më parë për hartimin e një inventari të plotë e të sistemuar të pasurive kulturore të Republikës së Shqipërisë.

"Mbajmë premtimet, mbrojmë Trashëgiminë Kulturore" thekson ministria e kulturës në adresën e saj zyrëtare në internet, duke e shoqëruar citimin me paraqitjen e disa fotografive dhe punës së realizuar së fundmi nga MK dhe IMK.

Ndërkohë që bëhet me dije se në dhjetor 2015, Ministria e Kulturës do të bëjë publike listën e përditësuar, "të pastruar nga çudirat e mangësite, të pasuruar me vlera të reja, të pajisur me harta, kartelat dhe situatën reale të pasurive kulturore të trashëgimisë kulturore" shkruhet në tekstin publik të MK-së ku theksohet se është duke u realizuar një punë e pa kryer të paktën prej 25 vjetësh.

Ndërkohë vetëm ditën e djeshme, Këshilli Kombëtar i Restaurimit, i shtoi këtij inventari disa nga kishat me vlera të rralla arkitekturore, artistike, kulturore të zonës së Korçes, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale e Kultuës Kombëtare Korçë.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama