Mikrobet do vrasin me shume se kanceri

Mikrobet do vrasin me shume se kanceri

Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve do të vrasin më shumë se 10 milionë njerëz në vit, pra më shumë se kanceri, nëse nuk merret ndonjë masë parandaluese. Sipas një studimi kjo gjë pritet të ndodhë në pas vitit 2050 nëse njerëzimi nuk merr ndonjë masë që t’a parandalojë këtë gjë. Aktualisht këto infeksione vrasin çdo vit rreth 700 mijë persona në gjithë botën, por kjo shifër sipas studiuesve do të 14-fishohet në 35 vitet e ardhshme duke u bërë një vrasës më i madh se kanceri.

Sipas drejtorit të studimit Jim O’Neill kostoja e shkaktuar nga mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve do të shkojë në 100 trilionë dollarë.

“GDP e Britanisë së Madhe është rreth 3 trilionë në vit, pra botës i duhet të bëjë pa prodhimin bruto të Britanisë për gati 35 vjet”, tha O’Neill. Reduktimi në popullatë si dhe dëmet që do të shkaktojnë këto mikrobe në shëndetin e njerëzve do të ulë ekonominë botërore nga 2 deri në 3.5 përqind. Analiza e tij është mbështetur në kërkimet e Rand Europe.

Sipas studimeve infeksionet rzistente ndaj antibiotikëve si E.Coli, tuberkulozi dhe malarja do të jenë sëmundjet që do të vrasin më shumë. Aktualisht këto lloj sëmundjesh vrasin më shumë se 50 mijë veta në Europë dhe SHBA, por numri i tyre pritet të shumëfishohet në përmasa të frikshme deri në vitin 2050.

“Në 2050 një në katër veta do të vdesë nga këto sëmundje ndërkohë që në Indi do të vdesin 2 milionë njerëz më shumë vetëm si pasojë e kësaj sëmundje”, tha O’Neill.

Sipas O’Neill vendet që do të goditen më shumë nga këto sëmundje janë ato të kontinentit afrikan dhe aziatik që do të ketë më shumë se 4 milionë të vdekur në vit në çdo kontinent. Studiesit janë duke kërkuar një mënyrë për prodhimin e antibiotikëve që shkatërrojnë rezistencën e këtyre mikrobeve në përpjekje për të shmangur një karastrofë njerëzore dhe ekonomike. “Efektet e këtyre sëmundjeve do t’i kushtojnë botës rreth 100 trilionë dollarë. Brazili, Rusia, Indi dhe Nigeria do të jenë vendet më të prekura”, tha O’Neill.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama