Migrena si duhet te kurohet

Migrena, si duhet te kurohet
Migrena mund të nisë nga mosha 10-40 vjeç dhe në 70 për qind të rasteve është e trashëgueshme. Zakonisht migrena vjen si pasojë e një anomalie kardiake, e cila ka të bëjë me kalimin e mundshëm të gjakut mes dy veshëve. Ndërsa shkaqet e kësaj sëmundjeje ende nuk janë zbardhur plotësisht, një nga shkaqet janë problemet me venat dhe ka të bëjë me uljen e fluksit të gjakut në pjesën e trurit. Në të vërtetë ky është pasoja, por jo shkaku. Origjina e saj ka të bëjë me një problem në sistemin nervor periferik. Përveç kësaj, ka dhe shkaqe të tjera, të cilat ndërhyjnë në momentin e krizave të forta, siç është cikli menstrual. Para nisjes së ciklit, ka një ulje të përqindjes së ostregjenit që sjell krizën e migrenës. Po kështu ka dhe faktorë psikologjikë: probleme apo një stres i madh; faktorë psikologjik një lodhje e madhe; faktorë të jashtëm: era, i ftohti dhe ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave. Zakonisht kriza e migrenës nis më shpesh në mëngjes dhe është e paraprirë nga disa shenja. Dhimbjet shtohen gjatë disa orëve derisa arrin kulmin. Dhimbja është në mes të kokës e anuar majtas apo djathtas. Kështu pacienti mund të qëndrojë vetëm dhe në errësirë për disa orë, derisa vjen fundi i krizës i shoqëruar me një eufori çliruese.

Kriza mund të zgjasë nga 4 deri në 72 orë dhe shenjat janë mungesa e dëshirës për të dalë në dritë dhe probleme me zhurmat, ndjesi e të vjellit.

Trajtimi

Në të gjitha rastet është e mirë të pushosh, të mos kesh shumë kontakt me dritën dhe të jesh larg zhurmave zanore. Këta janë faktorë që lejojnë të mos kini kriza. Ndërsa disa persona të tjerë mund të gjejnë edhe mënyra të tjera si: një dush i ftohtë ose i ngrohtë, teknika çlodhjeje, apo vendosje të sendeve të ftohta në kokë. Fillimisht niset me paracetamol, aspirinë, të cilat mund të përmirësojnë tretjen dhe mund të zvogëlojnë të vjellët.

Por një nga gjërat kryesore që duhet të arrihet nga pacienti i sëmurë është të ulë shpeshtësinë e krizës dhe intensitetin e saj. Ilaçet më të përdorura janë dihidroergotamina, propranolol, methisergide, Flunarizine, valproate e sodiumit dhe amitriptilina (një antidepresiv sidomos për gjendjen me ankth dhe depresion që ka lidhje me migrenën). Këto ilaçe duhet të merren të paktën gjatë tre muajve, duke pasur kujdes përdorimin dhe kohëzgjatjen, pasi duhet t’u bëni ballë efekteve anësore.

Fillimi i krizave

Deri tani janë të njohura 5 raste kur shfaqen krizat e migrenës:

Ndryshimi i ritmit të jetesës: fjetja vonë, puna e gjatë para kompjuterit.

Jeta e përditshme: stresi, emocionet.

Ushqimet: çokollata, ushqimet me yndyrë, të skuqurat, ushqimet me salca, djathë, kripë, pijet alkoolike, disa lloje ilaçesh etj.

Faktorët e ambientit: i ftohti, i nxehti, era e fortë, drita, erërat, zhurmat.

Faktorët hormonalë: migrena para menstruacioneve dhe marrja e pilulave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama