Microsoft blen Nokia per 7.2 miliarde dollare

Microsoft blen Nokia per 7.2 miliarde dollare

Microsoft ka prezantuar planet e saj për ta blerë kompaninë finlandeze Nokia, përkatësisht shërbimet dhe pajisjet e saj të njësisë mobile, bashkë me patentat dhe shërbimin e saj të hartave për një shumë që arrin në 7.2 miliardë dollarë.


Transaksioni i blerjes së gjigantit të telefonave mobil pritet të mbyllet në tremujorin e parë të vitit 2014, pas aprovimit të aksionarëve të Nokia-së. Gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft fillimisht do të paguajë 5 miliardë dollarë për shërbimet dhe teknologjinë mobile të Nokia-së, e më pas edhe 2.2 miliardë dollarë në emër të licencave dhe patentave të kompanisë.

Para dy vitesh, Microsoft hyri në partneritet me kompaninë Nokia, e cila kishte braktisur sistemin e saj operativ Symbian për tu mbështetur në në platformën mobile të Microsoft, Windows Phone, si sistemin e saj primar operativ për telefonat e saj të mençur mobil.

Nga kjo marrëveshje janë krijuar telefona të shumtë mobil, duke përfshirë edhe modelet si Lumia 920 dhe Lumia 1020.
Marrëveshja mes dy kompanive të mëdha të teknologjisë nënkupton edhe ndryshime në menaxhmentin e Nokia-së, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Drejtori aktual i Nokia-së, Stephen Elop, tani është zëvendës drejtor ekzekutiv i Microsoft për pajisje mobile dhe shërbime, dhe kandidati kryesor për tu bërë pasardhës i drejtorit në ikje të Microsoft, Ballmer, i cili e ka paralajmëruar pensionimin e tij në një afat kohor prej 12 muajsh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama