Mico Papadhopuli sekretet dhe sukseset e mbrojtesit te hekurt te Kombetares dhe Partizanit

-Intervistë për ATSH-në e ish Presidentit të Federates-

TIRANE, 31 Tetor / ATSH - Klajdi Musabelliu/ -"Pata fatin ti provoj të gjitha në jetë, suksesin dhe lavdinë, nga të rinjtë, tek skuadrat e mesme, tek Partizani im, tek Kombëtarja, si shef teknik i Federatës, përgjegjës i Sektorit të Futbollit të Federatës, President i Federatës" shprehet gjatë intervistës ekskluzive dhënë për ATSH-në "Mjeshtri i madh", "Mjeshtëri i Merituar", "Presidenti i Nderit i Federatës(FSHF), Miço Papadhopuli, i njohur nga të gjithë me pseudonimin "Daja".

Pasi rrëfen jetën dhe karrierën, marrëdhëniet me De Biasin, Armando Dukën, ekipin e Partizanit, ekipin e zemrës që nuk e ndan nga goja, tregon se pas 6 librave të botuar, së shpejti do të sjellë dhe 2 të tjerë, ndërsa me humor shton se "i kam provuar dhe fituar të gjitha "Daje", s'kam ku shkoj më, aq sa ndonjëherë krytarët e bashkive apo dhe më lart, më thonë "Ty s'kemi ç'të japim më "Daje" se ti i ke marrë të gjitha".

"Kandidat i Shkencave, Doktor, zv president dhe profesor, të gjitha i kam marrë me zotësi, me punë, shkollë" thekson ish mbrojtësi i hekurt i Kombëtares dhe Partizanit, Miço Papadhouli, i cili edhe pse 83 vjeç, nuk heziton të tregojë se vazhdon të shkruajë dhe lexojë me të njëjtin pasion.

"Në sport kam triumfuar vetëm me vullnet dhe që kam frenuar mbi aventurizmin, se kam qënë dhe djalë i bukur dhe kuptohet që dhe si valltar i Ansamblit, bëja namin po të doja", na rrrëfehet me nota humori, mjeshtri gjatë intervistës për ATSH-në, ku kryefjalë, sygjerim dhe apel për futbollistët e rinj ka "Pasionin dhe intelektin, pra dashurinë për sportin, por edhe arsimimin".

Pyetja e parë për ju Profesor është pikërisht ajo ç'ka bën përshtypje kur ju sheh gjatë bulevardit, apo kudo në kryeqytet. Të gjithë ju thërasin "Daja". Si lindi pseudonimi apo kush ju a vendosi?

Tironsit e vjetër "Daje" e merrshin nusen në fshat, dhe duke e marrë në fshat, vetkuptohet që daja është në fshat, dhe unë në një rast të tillë kur kam marrë pjesë duke ju drejtuar njërit e tjetrit o daje, më ngeli pseudonimi daja, si të thuash pa dashur ja vendosa vetes. Ama që t'ju them të drejtën më pëlqen shumë si pseudonim sepse "daja" respektohet shumë nga Tironsit, se është vëllai i mamasë".

Miço Papadhopulli gjat intervistës për ATSH. Foto Agim Dobi

Na flisini pak për origjinën tuaj. Rrugëtimi i familjes suaj, ku keni lindur?

Ortodoksit tiranas kryesisht kanë ardhur nga Vllaia, një zonë midis Rumanisë dhe mes shteteve pranë . Që prej 3,400 vjet përpara kur komuniteti ynë filloi të lëvizte, të parët e mi kanë ardhur në Shqipëri.

Ne si komunitet, tiranasit na kanë pritur mjaft mirë, dhe kjo falë edhe karakterit të tyre, që njerëz mjaft të butë. Unë kemi lindurur këtu, ndërsa im atë ka lindur në Prevezë, dhe ka ardhur në vitin 1915. Të gjithë vllejtë fillimisht shkonin drejt Korçës dhe Leskovikut, më pas zbrisnin në Elbasan apo Berat, Lushnje Fier, Durrës, Tiranë etj.

Ndërsa nga pikpamja ekonomike, ne ishim të gjithë me profesione, fjala vjen gjyshi im ishte kallajxhi, bënte pjata alumini, bakri etj, pra erdhëm me profesion dhe u lidhëm mirë dhe menjëherë me vendalinjtë këtu.

Si lindi ndjesia, kontakti i parë me topin apo futbollin?

Babai im kur erdhi në Shqipëri bleu një ndër restorantet më të mirë në kryeqytet,një ambjent ku mblidheshin intelekualët dhe sportistët duke filluar që nga kombëtarja shqiptare, Sport Klub Tirana, apo edhe mjaft njerëz që vinin edhe nga rrethet.

Përveç kësaj, Tirana është një nga qytetet që ka patur futboll masiv, dhe gjithashtu fillimi i fillimit të futbollit në Shqipëri ka qenë pikërisht Tirana.

Tirana ka qenë qendra e zhvillimit të futbollit, në të gjithë periudhat, por sidomos në atë kohë kur Partizani, Tirana dhe Dinamo ishin drejtueset e futbollit shqiptar.

Një traditë shumë e vjetër, ku të gjitha rrugicat ishin me fusha, dhe Tirana kishte masivitet, ku në vitet e fillimit pas 1920-tës dhe 1925-sës dhe 30-tës nuk kishte argëtim tjetër përveç sportit, dhe futbollit si më masivi nga sportet, ishte sport më i bukur më i afërt dhe më me emocione, dhe unë si çdo fëmijë tjetër, i kushtoja mjaft kohë. Edhe lagjia ime, pra rruga e Kavajës luante futboll nga mëngjesi e deri në darkë.

Po topin e parë si amator dhe profesionist kur e keni shkelmuar?

Unë shkova student në ish-Jugosllavi, në vitin 1946, rreth 14 vjeç. Mbas çlirimit nuk merrnin shumë studentë, por unë shkova, ku atje fillova dhe vazhdova të luaj me ata të shkollës. Ndërkohë që kur erdha, Ministria më caktoi të shkoj dhe të punojë në Korçë, aty ndërtohej fabrika e sheqerit të Korçës, dhe aty fillova të luaj me ekipin e Korçës, me një trainer që sot që flasim është 102 vjeç, të cilin shkoj e takoj gjithmonë. Ndërkohë që në vitin 1949 ne fituam edhe kupën e të rinjve në një kampionat që u organizua po për herë të parë.

Pasi u ktheva në Tiranë, shkova në skuadrën e Kombinatit e cila ishte një ndër skuadrat më të mira, ndërkohë që trainer ishte daja im, Konstandin Paci, ish futbollist i Sport Klub Tiranës.

Na tregoni pak për fillimin e karrierës suaj dhe lavdisë. Lidhja juaj me skuadrën e zemrës, Partizanin. Si shkuat tek skuadra ku u bëtë i pa zëvendësueshëm?

Sllave Llambi trajner i Luftëtarit në kategorinë e parë, skuadra e dytë e Partizanit më thërret dhe më thotë: "Daje, a s'vjen tek ne ti? Leje atë Kombinatin"(qesh).

Partizani atë kohë merrte lojtarët më të mirë, ndërsa të dytet i çonte tek Shkolla e Bashkuar, pra tek Luftëtari.

Unë pranova, shkova dhe luajat nja 2 vjet. Ndërkohë që 2 njerëz të shkëlqyer dhe që e donin futbollin si Petrit Dume dhe Beqir Balluku mbanin Partizanin, vijnë në një ndeshje miqësore, me shohin dhe i thonë Loros, (Loro Boriçit trainerit të Partizanit në atë kohë) "këtë lojtar kaq të fortë fizikisht dhe të aftë në lojën 1 kundër 1 e dua tek Partizani", ku unë shkova vetëm 2 javë më pas.

Edhe Loros i pëlqenin lojtarët e fortë, ashtu siç kam qenë edhe unë, dhe më pozicionon si mbrojtës të majtë, dhe unë hyra menjjëherë në mentalitetin e skuadrës sime, tek e cila lash edhe karrierën si futbollist diku rreth vitit 1968.

Kemi dëgjuar mjaft për suksesin e viti 1946, fitoren e famshme të kampionatit ballkanik. A e ruani kujtimin?

Kombëtarja e vitit 1946 ku ne fituam Kampionatin Ballkanik, ishte një fitore e jashtëzakonshme e arritur kundër skuardra të forta si Rumania, Bullgaria, dhe Jugosllavia.

Kemi qënë një skuadër e shkëlqyer me talente si Mame Dibra, Sllave Llamb, Xhavit Demneri, Bule Vathi, Aristidh Parapani, Zihni Gjinali, Loro Boriçi, Pal Mirashi, të gjithë, ishte hitorike si fitore, dhe ai kujtim nuk vdes kurrë ashtu sikurse emrat e lojtarëve të asaj kombëtare që i dhanë jetë futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Por kur ka ardhur futbolli në Shqipëri Profesor?

Diku rreth viteve 1915-1920, dhe u zhvillua shumë pas viteve 1939-1940.

Ti kthehemi pak aktualitetit. Në pikpamjen tuaj përse evidentimi i talenteve duket sikur nuk funksionin? Çfarë mendoni se nuk po shkon? Kritika që ju keni?

Në kohën time, argëtimi kryesor i fëmijëve dhe jo vetëm ishte futbolli, sepse ishte i bukur dhe i pritshëm nga të gjithë njerëzit, por dhe i organizuar më pas.

Ndërkohë sot e aktivitetet sportive të shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve nuk duket në horizont. Klasat sportive gjithashtu, kampionatet mes shkollave të mesme, kampionatet në fshat, ishin hapësirat që evidentoheshin talentet dhe nga ku merreshin dhe përpunoheshin. Sot nuk ekzistojnë më.

Ndoshta edhe mungesa e pasionit nga lojtarët, por këto janë vetëm disa nga aspektet e shumta që të çojnë drejt mos funksionimit të veprimtarisë.

Përse ka rënë niveli i sportit shqiptar?

Gajtë jnë derbi Partizani - Tirana. Foto arkiv ATSH Agim Dobi

Masiviteti i talenteve. Nxënësit nuk shkojnë në mesim e marrin notën kot, mungon pasioni.

Ne shqiptarët jemi sanguin nga natyra, ç'ka dominon në futboll, por paralelisht dominon dhe duhet dhe intelekti, pra lojtarët që dinë të mbajn topin e triplojnë.

Atëherë le të ndalemi pak tek Kombëtarja jonë dhe e "De Biasit". Na tregoni pak fillimisht mbi marrëdhëniet me të. Ju njihte? I kishin folur për ju? Jeni takuar dhe a keni folur me të?

De Biasit i kishin folur për mua si lojtar dhe si President i Federatës, se pas meje e mori Armando Duka (qesh).

Ai më respekton shumë. Jam takuar me De Biasin dhe kam biseduar shumë disa herë nëpër darkat e federatës. Sistemet e lojës së tij, kanë ndikuar shumë në zhvillimin e futbollit tonë dh të kombëtares.Taktika dhe strategjia që ai përdor më pëlqen shumë. Por i kam thënë që po nuk aktivizove lojtarët e Partizanit në Kombëtare, nuk vij të ndjek më (qesh).

Me De biasin vetëm këtë debat kam pasur, dhe i kam thënë shprehimisht më mbetet hatri kur nuk luan ndonjë nga çunat e "Demave të Kuq" në përfaqësuese. Me pak fjalë dhe e thënë ndryshe edhe unë si çdo person apo tifoz, dhe çdo tifoz i skuadrave shqiptar të Super Ligës, dua të shohë në kombëtare edhe lojtarë të Partizanit, Tiranës, Skënderbeut, Kuksit, Laçit etj.

Dhe ky është edhe një sygjerimi i imi për De Biasin.

Traineri i Kombëtares sonë ka meritë të madhe në punën me fëmijët dhe me taktikat, dhe këtë e kam lexuar edhe në literaturë. Dy nga shkencat dhe degët që ai ka sukses dhe vazhdon të ketë . Ai është mbreti dhe për këtë nuk hezitoj të shprehem.

Po me kreun e FSHF-së Armando Duka si i keni marrëdhëniet? A i njihni edhe atij meritë në suksesin e Kombëtares?

Me ardhjen e Dukës, Federata u nda nga shteti, pra vetëadministrohet. Armando Duka është një ekonomist i zoti i cili organizoi Federatën, dhe e vuri në pozita botërore, jo vetëm ekipin kombëtar, por edhe kombëtaren B, etj etj. Duka i ka dhënë shumë futbollit dhe ka krijuar edhe lidhjen me lojtarët shqiptar që luajnë në botë. Duka nuk ndërhyn në problemet teknike, dhe e ka rritur mjaft buxhetin e federatës, shpërblimet që i jep lojtarëve janë të mira, është mjaft i zoti dhe gëzon respektin tim. Ka punuar mjaft mirë, ai dhe 45 antarët e federatës, dhe është një njeri i mirë dhe që e do futbollin, njerëzit, dhe jep e bën shumë për të. Meritën e kualifikimit dhe suksesit të kombëtares e ka edhe Duka dhe shtabi që ai udhëheq.

Po ndonjë problem a ka kjo Federatë dhe Kombëtarja në gjykimin tuaj?

Në gjykimin tim për momentin, ka vetëm një problem për të cilin dua të flas dhe që më shqetëson shumë. Problem i madh është nesë Kosova futet në Arenën Kombëtare, një problem i pa zgjidhur. Lojtarë ka plot por meqë u formua ky kompleks i sukseshëm dhe rezultativ, dhe një opinion giithashtu, vështirë ta zhdukësh. Lojtarët vetë fillimisht kanë ardhur të aktivizohen, për tu njohur, ndërkohë që tashmë janë khtyer në heronj të pa zëvendësuseshëm. Por edhe ata nuk duhet të harrojnë edhe se çfarë bëri Shqipëria për ata, se këtu u njohën, zhvilluan, hynë si lojtarë të kombëtares shqiptare, që nuk është gjë e pakët.

Kush ka qenë apo është kombëtarja e preferuar e gjithë kohërave për ju?

Zgjedhjet që njeriu bën në jetë lidhen edhe me tipologjinë e personit, karakterin, edukimin, mendimet e gjithë këto. Në atë kohë më ka pëlqyer Anglia "daje", sepse ishin të fortë dhe të shpejtë siç isha edhe unë, pra gjeja edhe veten tek ajo kombëtare.

Në futboll është një literaturë që quhet "sistemi i lojës". Me sistemin e lojës kuptohet gjithë evolucini i zhvillimit të futbollit, duke filluar që nga rrjeshtimi, moduli e deri tek mëndja e trainerit.

Kush është çelësi i suksesit të një traineri, apo edhe suksesit të një ekipi?

Sot duhet ti dish ti japësh lojtarit atë rol që mendon ti, të karakterit që ai jep, jo thjesht ta rrjeshtosh në formacion si 4-5-1- apo 4-3-3, por vendosja e lojtarit në fushë sipas filozofisë si trainer dhe rolit të tijë.

Nga ana tjetër po nuk dite fizjologjinë dhe anatominë nuk mund të jesh trainer, lëri teknikat dhe taktikat, ana psikologjike, entuzizmi pasioni, komunikimi i trainerit me lojtarin, janë mjaft aspekte që duhen trajtuar dhe që çojnë tek suksesi. Shqiptarët nga natyra kanë një botë emocionale shumë të madhe, dhe në çdo profeion vendosin shpirtin, dashurinë, sakrifikojnë, por traineri duhet të jetë i aftë ta tërheqi lojtarin dhe ta menaxhojë atë në të gjitha kuptimet.

Zotësia e trainerit është të kombinojë detyrat me pasionin, pas seleksionimit dhe stërvitjes individuale. Unë pranoj se nuk kam qenë futbollist i madh krahasuar me Loro Boriçin, Rexhep Spahiun, Panajot Panon, etj etj, por kam qenë një lojtar i domosdoshëm për trainerët që kot s'ma dhanë shiritin e kapitenit edhe tek Partizani im. Ama kam qënë edhe i shkolluar, i dashur, i zoti, në të gjitha aspektet, ndërkohë që ngarksën fizike trinerët e bazonin tek unë, as sa shokët më shanin në stërvitje e më thoshin "O daje na more shpirtin" e unë që ja prisja: ecni ecni (qesh).

Si lojtar pas ndeshjes po e po, por edhe pas strërvitjes i pyesja trainerët, i kërkoja të më thonin ku gaboja. Një epsidod psh është i kur u njoha me të madhin Panajot Pano. Në ndeshjen e parë me Panajot Panon ai luante me Tiranën unë me Partizanin në vitin 1961-shin, se si më ikën por mirë që s'bëri gol. Kur u kthye më thirri dhe më tha "Hajde ktu, kush je ti se më telendise" një lojtar jashtëzakonisht i madh me të cilin u bëra mik kur erdhi tek Partizani.

Ti bie, shkurt, pa shkollë dhe pa kulturë nuk ecet dhe nuk arrihet drejt suksesit.

Po strategjia shërben në futboll?

Sigurisht që edhe strategjia ka rol kyç. Si ajo "Gjermani-Brazi" psh. Brazili gjithë jetën e vet sportive është mabajtur për lojë sulmuse, dhe jo mbrojtëse, ç'ka sillte që skuadrat që ndesheshin me Brazilin të luanin në mbrojte. Traineri i Gjermaisë së asaj kohe u tregua i zgjuar, dhe mendoi ta sulmonte Brazilin sepe ai nuk ishte mësuar me sulme, dhe arriti që për 15 minuta, 3 gola. Filozofia dhe strategjia janë baza.

Na flisni pak për rrugëtimin tuaj gjatë karrierës, familjen dhe jetën.

Pata fatin ti provoj të gjitha në jetë, nga të rinjtë, tek skuadrat e mesme, tek Partizani, tek Kombëtarja, shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të federatës, president i federatës, mjeshtër i madh, mjeshtër i merituar, president nderi i federatës, i kam provuar dhe fituar të gjitha, s'kam ku shkoj më aq sa ndonjëherë kryetarët e bashkive dhe më lart më thonë "ty daje s'kemi ç'të japim më se ti i ke marrë të gjitha". (qesh)

Jam kandidat i shksncave, doktor, zv president dhe profesor, dhe të gjitha i kam marrë me zotësi, me punë, shkollë. Ndërkohë që vazhdoj të shkruaj, kam bërë 6 libra. Kam triumfuar vetëm me vullnet dhe që kam frenuar mbi aventurizmin, se kam qen dhe djalë i bukur dhe kuptohet që dhe si valltar i ansamblit bëja namin po të doja (qesh). Kam familje historike, 2 djem dhe një vajzë, Davidin, Marildën, dhe Akilin, ndërsa Elenën e kam grua (qesh). Duhen 2 javë dajë që ti them të gjitha(qesh). Vullneti për tu stërvitur dhe intelekti për të lujatur futboll nuk më ka munguar kurrë. Futbolli është një krijimtari, dhe Traineri s'ti thotë të gjitha, duhet të lodhesh dhe vetë.

Përveç sportit Profesor kam dëgjuar që ju keni një lidhje me vallen popullore, dhe që jeni një balerin perfekt. Mund të na tregoni diçka lidhur mbi këtë histori?

Përpara se të shkoja tek Shkolla e Bashkuar kam qënë edhe tek Ansambli artistik i ushtrisë ku aty isha valltar i asamblesë në grupin e valleve, eksperiencë kjo e cila më ndihmonte të kisha sukses me vajzat dhe të zhvillohesh fizikisht (qesh).

Sa profesione keni provuar dhe ushtruar gjatë jetës?

Profesioni i parë ishte ai kur mbrova shkollën teknike në Jugosllavi, ku më pas punova në Korçë në uzina si mekanik dhe tornitor. Më pas i kushtova shumë rëndësi shkollës, kisha mbaruar vetëm uniken. Mbasi mbarova gjimnazin, mora edhe teknikumin e fiskulturës, pra mësues fiskulture, ndërkohë që më lindi dëshira të vazhdoja edhe fakultenin e historisë dhe filiologjisë, ku aty zgjodha degën histori-gjeografi, sepse duke qenë se kam udhëtuar shumë gjatë karrierës, pra kam qënë mjaft i shëtitur, memorie kisha, dhe investova mjaft duke lexuar, sepse më ka pëlqyer gjithmonë të lexoj edhe të shkruaj. Pra dhe pedagog në atë fakultet. Kam shkruajtur edhe 6 libra mbi shkencën sportive, ndërkohë që kam në dorë dy libra të rinj që do ti botoj shumë shpejt, libra si "Taktia Sportive", dhe "Seleksionimi i talenteve dhe akademive" libra aktulë për realitetin tonë, që do ti shërbejnë mjaft futbollit në vend.

Po frymëzimin për të shkruajtur nga e keni marrë?

Nga literatura Ruse. Rusët shkruanin shumë mirë. Librat rusë, gazetat sportive, e gjithçka tjetër kam lexuar më ka pëlqyer dhe frymëzuar mjaft, aq sa fillova të shkruaj edhe vetë.Edhe italia shkrun mjaft bukur, por ajo ruse la gjurmë, më ngacmoi dhe më bëri që të shkruaj edhe vetë.

Çfarë ju mungon në këtë jetë?

Kam pasur shumë shokë, në art dhe sport si shoku im i ngushtë Skënder Sallaku, Telat Agolli, Kujtim Spahivogli, udhëheqës të artit shqiptar, dhe ish pedagogët e mi të Fakulteti të Histori-Filiologjisë i kam ende në zemër dhe më mungojnë shumë. I përmenda se i kujtoj çdo ditë, emra si Llambro Filo, Vasil Naçi etj i mungojnë ditës sime. I kujtoj me nostalgji dhe trainerët e mi të parë si Adem Karapici, ish futbollist i Sport Klub Tiranës, traineri Loro Boriçi, Slave Llambi, trainer i Luftëtarit dhe Partizanit, Rexhep Spahiu, Xhavid Demneri, miku im familjar që më bënte kritika për çdo ndeshje. Zehni Gjinali. O fustan me Lule o fush me Bar", më tha Gjinali dhe e vura vëth në vesh.

Petrit Dume, dhe në ëndërr i shoh miqt e mi, dhe janë edhe pjesë e ditës sime dhe që më mungojnë shumë, aq sa më duket sikur më thonë "Po të presim Daje, hajde se na ke lën vetëm"(qesh).

Një ditë e juaja si është?

Zgjohem në ora 7, vrapoj 1 orë, kam një kompjuter ku shkruarj 3 deri në 4 orë në ditë. Lexoj dhe shkruaj shumë. Nga ora 19:00 shtëtis me bashkëshorten. Kur mërzitem nga leximet dhe litratura sportive, lexoj ç'kam shkruajtur vetë për jetën time se dua ta kujtoj, dhe me këtë rast shtoj edhe gjëra të reja.

Një episod që pak e dinë mund ta tregoni për lexuesit e ATSH-së?

Kam bërë menaxherin e FIFA-s pa pagesë (qesh). Më thërret Blateri dhe më thotë të shoh që je tip social, shoqërohesh edhe me rusët dhe të dëgjojnë shumë. Koloskov dua ta fus në FIFA, mi mblidh një herë, merri mendimet, dhe më thuaj mua pastaj që mos ta marr kot iniciativën se pjesa më e madhe e shteteve të tjera janë kundra". I mblodha, me një orkestër, duke kërcyer me të gjithë në Lelningrad, ne 1956 unë isha me Dinamon në atë kohë. Pasi hëngrëm e pimë e kërcyem i pyeta? Më mirë një Rus apo pa Rusin? Jeni dakort me Koloskovin? Po njëri po tjetri, vetëm 3 nga 20 më dolën kundra, pra i binda thuajse të gjithë. I them Blaterit, dhe ai e zgjodhi anëtar të Komunitetit Ekskluziv të FIFA-S falë ndërhyrje sime. Nuk doja ta lija komitetin pa një nga Lindja e aq më tepër pa Rusin.

Disa shprehje të Prof.Dok Miço Papdhopulit gjatë intervistës

"Kam shëtitur gjithë botën edhe si Doktor Profesor".

"Lojtari nuk duhet të shohi topin, po e pa, mbaroi filmi, sa ta rregullosh iku aksioni", (qesh).

"Taktika, fiziku, individi, aplikimi i teknikës, kombinimet janë elementë kryesorë"

"Kulbet e futbollit duhet të ngrenë patjetër klasat sportive, dhe mos ti lën trainerët të stërviten rrugëve".

"Talenti del nga masiviteti nga rruga, "

"De Biasi ka punuar shumë mirë me skuadrën"

"Talenti shfaqet në veprimtari".

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama