Meta Gati te ballafaqohem me kedo

Meta: Gati te ballafaqohem me kedo

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thene se nuk ka frike te ballafaqohet me askend pas daljes se tij nga Prokuroria e Krimeve te Renda.

Ai tha se ndjehet i qetë dhe është i gatshëm që në çdo kohë t’i përgjigjet prokurorisë.

“Sapo kam përfunduar dëshminë  time lidhur me akuzat e zotit Doshi dhe Berisha për tentativën e vrasjes së dy deputetëve. Dua të konfirmoj gatishmërinë time totale për të qenë në çdo moment në dispozicion të Prokurorisë, përveç të enjtes të cilën e kam shpallur ‘ditën e Doktorit’. Kam shprehur gatishmërinë madje të bëj ballafaqim me të dy akuzuesit e mij dhe cilido tjetër që beson se mund të më implikojë në këtë çështje. Atë video për provë vetëm doktori mund t’a marrë”, tha Meta.

Ai gjithashtu iu përgjigj edhe akuzave të kryetarit të PD për të dhënë dorëheqjen.

“Jam i mallëngjyer nga thirja që më ka bërë kryetari formal i PD-së për të dhënë dorëheqjen. Ndaj meje nuk ka asnjë akuzë dhe kur kjo kërkesë vjen nga zoti Basha është mjaft impresionuese pasi ai është akuzuar për vjedhjen e 230 milionë eurove për rrugën Durrës-Kukës”, përfundoi Meta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama