Mesuesja akuzohet per marredhenie seksuale me nxenesin

Mesuesja akuzohet per marredhenie seksuale me nxenesin

Një mësuese drame në Newport, në Uellsin Jugor është akuzuar për kontakst seksual me nxënësin e saj adoleshent. Kelly Burgess, 26, është paditur me katër akuza për aktivitet seksual me një djalë midis moshës 13 dhe 17 vjeç, sipas Telegraph.  Mosha e saktë e viktimës së supozuar nuk është raportuar. Burgess është pushuar nga puna si mësuese e dramës nga Shkolla e Shën Katerinës, në Bristol të Anglisë.

“Unë nuk dua të them asgjë. Unë jam mirë, faleminderit.” tha Burgess e përlotur, kur i kërkuan të komentonte për Telegraph.

BBC raporton se akuzat janë bërë në 1 janar dhe 28 gusht të vitit të shkuar. Sipas Daily Mail, Burgess mund të ketë krijuar një lidhje me adoleshentin, kur ishte duke drejtuar një koncert në shkollë një vit më parë.  Mbetet e paqartë sesi aktiviteti seksual u vu re nga autoritetet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama