Pas denoncimit të mësueses e cila dhunon një prej nxënësve të klasës së saj, në këtë incident mësuesi dhe nxënësi kanë ndërruar rolet. Ngjarja e paprecedentë është regjistruar në një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit bregdetar të Durrësit. Një nxënës i cili hynë me vonesë në klasën ku ka nisur mësimi, merr një dërrasë që ndodhej sipër dollapit dhe me të godet mësuesin e tij.
Në video duket reagimi i mësuesit dhe i nxënësve, të cilët tregojnë përkrahjen ndaj shokut të tij të klasës.
Nxënësi e kryen këtë veprim me qetësi, ndërkohë që pasi është goditu me dërrasë, mësuesi ngrihet nga karrigia dhe ndjek të riun. Të njëjtin reagim bëjnë dhe nxënësit të cilët ndjekin nga pas mësuesin, duke hipur nëpër banka.
Sjellja e nxënësve nuk është aspak etike dhe brenda normave që duhet të kenë brenda ambienteve të shkollës.
Video është regjistruar nga vetë bashkëmoshatarët e nxënësit, të cilët ndodhen në një klasë me të. Këto pamje janë publikuar nga faqja "Jeta osh qef" në rrjetit social “Facebook”, e cila është bërë shpesh denoncuese e veprimeve të paligjshme. Incidenti mendohet se ka ndodhur muaj më parë.