Kjo do të thotë se miliona burra mund të kenë vështirësi për të ngjizur një fëmijë nga përdorimi i tepërt i celularit dhe bëhet shkas për një shpjegim të ri për sterilitet të burrave, fenomen i cili po i shoqëron ata ndjeshëm kohët e fundit. Sipas llogaritjeve prodhimi i spermës tek meshkujt si pasojë e duhanit, stresit, pluhurit, shëndoshjes dhe disa lloje kimikatesh të cilat kanë përçarë sistemin hormonal. Studimi i fundit lë pas kërkimet e mëparshme dhe jep shkakun ndoshta më të rëndësishëm që lidh telefonin celular më spermën. Në këtë kërkim kanë marrë pjesë 360 burra të cilët kanë bërë ekzaminim për sterilitet dhe janë klasifikuar në dy grupe nisur nga cilësia e spermës së tyre. Burrat që përdornin telefonin për më shumë se 4 orë në ditë kishin 25% më pak spermë se sa një burrë që nuk ka përdorura asnjëherë celular.
Cilësia
Burrat më përdorim më të madh të celularit kishin probleme më të mëdha me cilësinë e spermës së tyre, aftësinë për të lëvizur përpara të spermës një faktor thelbësor në derdhjen për të ngjizur një fëmijë. Studiuesi Ashok Agarëal shprehet “Pothuaj 1 bilion njerëz po përdorin celularë në ditët e sotme dhe numri po rritet me 20% apo 30 për qind në vit, nëse kjo vazhdon edhe për 5 vjet të tjera numri i burrave me sterilitet do të dyfishohet. Njerëzit përdorin telefonat celularë pa menduar për pasojat, pasi përdorimi i tyre mund të ketë një efekt të pamënjanueshëm në sterilitetin e tyre.
Gjithsej 361 burrat që morën në studim u ndanë në katër grupe, 40 të cilët nuk kanë përdorura asnjëherë celular, 107 të cilët e përdorin atë më shumë e 2 orë në ditë, 100 burra që i përdorin 2 orë në ditë dhe 114 të cilët bëjnë telefonata për më shumë se 4 orë. Gjetja më e madhe ishte se në matjet që u bënë për fuqinë e spermës pra në sasi, lëvizshmëri, realizueshmëri dhe paraqitje pati ndryshime të dukshme ndërmjet grupeve.
Rezultati
Sa më i lartë të ishte përdorimi i telefonit aq me e lartë ishte ulja e këtyre masave. Prof. Agarëal vazhdon “Kjo është shumë e qartë dhe domethënëse, rezultatet janë tepër shqetësuese pasi ndikon drejtpërdrejt në sterilitetin e tij. Qelizat që formojnë spermën dëmtohen nga rrezet elektromagnetike të telefonit duke çuar kështu në rënie të prodhimit hormonal dhe lëvizshmërinë e spermës.
Sytë, gjoksi dhe testikujt janë pjesët e trupit më të ndjeshme ndaj energjisë dhe shumë burra mund të mbajnë celularet e tyre në rrip, pra shumë afër testikujve. Dërgimi i mesazheve harxhon më pak energji se sa të folurit, por mund të jetë rrezatim më i shpejtë ,sidomos në tren. Përgjithësisht njerëzit që përdorin celularin për më shumë se 4 orë u duhet të qëndrojnë më shumë ulur, pra më afër testikujve, duke konsumuar më shumë ushqim dhe duke rritur shkallën e stresit faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në sterilitetin e një mashkulli.