Mesazh kercenues ne redaksite e mediave shqiptare Eshte koha per hakmarrje!

Mesazh kercenues ne redaksite e mediave shqiptare: Eshte koha per hakmarrje!

Një e-mail kërcënues nga një person i quajtur Ebubekr Albani iu është dërguar disa prej portaleve dhe gazetave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Megjithëse sipas tekstit të e-mailit, nuk kërcënohen direkt mediat dhe as qytetarët, duket se qëllimi i tij ka qenë njoftimi për atë që quhet “vetëm fillimi i sulmeve”.

Ja teksti i plotë nga “Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri”:

“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit

Ju (kryqtarët) po e fyeni profetin tonë, po e sulmoni shtetin tonë, po i mbysni fëmijët tanë dhe po i përdhunoni grat tona. Dhe ju vërtet mendoni se ne harrojmë?

Jo, pasha Allahun! Ushtarët e Hilafetit do të sulmojnë vazhdimisht pamëshirshëm dhe ky ishte vetëm fillimi.

Rrugët e juaja do të mbushen me gjak në lindje dhe perëndim. Dhe kush do të na ndal neve?

Kush do ti ndal flakët e luftës të prekin kryqtarët në Amerik, Britani, Rusi, Gjermani, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Spanjë?

Prandaj ju përgëzojmë o ushtarët e Hilafetit për këto sulme të fuqishme!

Është koha për hakmarrje dhe lufta sapo ka filluar.

Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve

Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama