Mehmet Shehu vizita ne tunelet sekrete te Dukasit

Mehmet Shehu, vizita ne tunelet sekrete te Dukasit
Ata qe kane punuar per shume vjet ne Patos, tregojne se tunelet i perkisnin Uzines Mekanike te Patosit, nje ndermarrje e konceptuar per kryerjen e punimeve te specializuara, jo vetem ne sektorin e naftes. Pikerisht per arsye te ndertimit te impianteve per veprat e medha apo per shkak te riparimeve ne vepra strategjike, ne Uzinen Mekanike te Patosit nuk mund te punonte kushdo. “Kerkoni Fatmirin, - na thone ne Patos, - ai e njeh mire ate uzine, pasi ka punuar per vite te tera ne tunelet sekrete”.

Ne morine e banoreve te Patosit, pjesa me e madhe e te cileve i kushtuan vitet me te mira te jetes sektorit te naftes, eshte edhe 55-vjecari, Fatmir Mece. Profesioni i tij eshte axhustator dhe mekanik. Fatmirin e takuam ne dyqanin e tij, ku shet pajisje hidrosanitare dhe elektrike. “Ketu nuk ka me c’te riparosh”, - thote me nje buzeqeshje te hidhur 55-vjecari, si per te justifikuar faktin se ka braktisur pothuajse teresisht profesionin e tij te vjeter.

“Kam punuar ne ate uzine qe ne vitin 1975, - tregon Fatmiri, - ne ate kohe po punohej per ndertimin e hidrocentralit te madh, qe me vone u quajt “Drita e Partise”. Per mbushjen e diges me dhera punonin disa makineri te tonazhit te rende, prodhime italiane e angleze te markave “Pelin” dhe “Ceuntaul”. Nga puna pa orar, qe ato kryenin, kishin pesuar defekte te renda, shume te veshtira per t’u riparuar. Ishin gjithsej kater makineri dhe kishte nevoje urgjente qe te ishin te gjitha ne gjendje pune”. Mekaniku i vjeter tregon se askush nuk kishte marre persiper riparimin e tyre, qofte per arsye te punes se specializuar, qofte per pergjegjesine e madhe qe kishin.

Ne nje takim qe kishte kryer ish-kryeministri Mehmet Shehu me drejtues te ndermarrjeve te naftes, u shtrua problemi i defekteve ne keto makineri dhe mungeses se oficinave te specializuara. Ish-drejtori i uzines, Dhimiter Deda, mori persiper kete detyre. “Shoku Kryeminister! Keto defekte i riparojne duart e arta te teknikeve, axhustatoreve dhe mekanikeve tane”. Mehmet Shehu kishte aprovuar nismen dhe pas pak ditesh ne gjashte tunelet sekrete qe kishte Uzina Mekanike e Patosit erdhen pjeset e demtuara. “U futem punes seriozisht ne ate kohe, sepse nuk behej shaka - vazhdon rrefimin 55-vjecari, - u desh njefare kohe, pasi ishin pajisje qe nuk i kishim kaluar kurre neper duar dhe duhej kuptuar mekanizmi para se te riparohej defekti. Kjo pasi do te ishte teper e rende, qe makinerite te pesonin serish defekt. Bllokimi i punes ne Fierze do te ishte, se pari, pergjegjesia jone.” Mekaniku 55-vjecar tregon se kjo ishte nje nga punet me te veshtira te kryera ne tunelet e Dukasit, por qe fatmiresisht perfundoi me sukses.

Gjashte “barqet” sekrete te diktatures

“Ne ato tunele ishte shume e veshtire qe te hyje brenda”, - tregon Fatmiri. Sipas tij, atje kishte pajisje e makineri shume te kushtueshme dhe punohej si ne farmaci. Ne keto tunele vinin per te kryer punen fizike ish-punonjes te Sigurimit te Shtetit, sekretare partie te rangut te pare, te dyte e te trete. Ata qe caktoheshin te punonin ne keto tunele shikoheshin shume mire nga ana e biografise, por edhe nga ana e ngritjes tekniko-profesionale. Mekaniku i vjeter thote se gjashte tunelet jane te ngritur nen toke prane kodres se Dukasit. Ato vetem portat kane jashte, pasi gjithe pjesa “e padukshme” e konstruksionit shtrihet ne thellesi te tokes, atje ku, sipas udheheqesve te dikurshem, “nuk mberrinte dot as bomba atomike”. Ato kishin ajrim dhe energji elektrike te panderprere. Por punonjesi i vjeter thote se tashme u bene vite qe ai nuk shkel me atje. Cdo gje po kalbet nga koha, ndersa nuk dihet ende se cfare ka mbetur ne “barkun” e njerit prej sekreteve te ish-diktatures.

Patosi, qyteti qe lindi prej naftes

Qyteti i Patosit shtrihet ne nje koder prane rruges nacionale, qe te con nga Fieri per ne jug te vendit ne drejtim te Ballshit. Ne vitet ’50 nuk ishte vecse nje fshat i vogel, te cilin nafta e shnderroi ne nje qytet industrial, qe aktualisht numeron rreth 35 mije fryme. “Qyteti i naftetareve” eshte ndertuar nga fundi i viteve ‘50 nga punetore dhe intelektuale, qe erdhen per te punuar ne nxjerrjen dhe perpunimin e naftes. Pas me shume se 5 dekadash, qyteti ka filluar te rrudhet ndjeshem. Shume prej atyre qe erdhen ne ato vite filluan te largohen nje nga nje per ne vendet e origjines. Shume te tjere u zhvendosen ne kerkim te nje te ardhmeje me te sigurt ne Tirane, Durres, Fier apo Vlore. Shume te tjere moren rrugen e kurbetit. Nderprerja e punes ne sektorin e naftes dhe reformat e shumta ne kete sektor, qe kane nxjerre mijera te papune, kane reduktuar edhe mundesite e mbijeteses per te ardhurit ne kete qytet. Patosi, i shnderruar ne qytet prej “arit te zi”, po rrudhet pak nga pak, nderkohe qe cmimi i naftes ne tregjet boterore po arrin ne shifra marramendese.

“Si me qelloi me shuplake Mehmet Shehu”

Vonesat ne riparimin e makinerive te Fierzes shkaktuan shqetesim ne qeverine shqiptare te asaj kohe. Ish-kryeministri Mehmet Shehu mberrin nje dite per nje inspektim te befasishem, per te pare se perse po vonohej riparimi. “Nuk e pashe Kryeministrin, qe me kishte mberritur prapa kraheve, - tregon Fatmir Mece, - ne pune e siper i them nje shoku: “Merre pak ngadale!”. Mehmet Shehu me degjon dhe me therret. Afrohem dhe qendroj gati-tu, kur nje shuplake me ndez fytyren. “Shko tek makineria e puno!, - bubullin Kryeministri, - Jo ngadale, por shpejt, se koha s’pret!”. I thashe se duhej punuar ngadale, jo per t’u vonuar, por duhej bere kujdes, pasi nje gabim i mundshem mund te bente qe puna te rifillonte nga e para. Nuk foli. Ktheu shpinen dhe u largua se bashku me personat qe e shoqeronin.

Xhemil Beharaj : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama