Me thuaj si je ne zyre te te them si je ne shtrat

Me thuaj si je ne zyre, te te them si je ne shtrat

Të pasurit kanë shtëpi më të mëdha dhe makina më të shpejta, por ata nuk bëjnë maksimumin në jetën e dashurisë, sugjeron një kërkim i ri. Kërkimi tregoi se vetëm 4% e njerëzve që fitojnë shumë bëjnë seks përditë, një shifër që trefishohet për ata që fitojnë më pak. Po ashtu, 1/3 e njerëzve që fitojnë më tepër se 50 mijë paund në vit bëjnë seks vetëm një herë në javë. Në të kundërt, vetëm 17% e atyre që fitojnë më pak se kjo shifër bëjnë seks një herë në javë.

Ndërkohë, njerëzit me paga mesatare bëjnë seks disa herë në javë. 20% e atyre që fitojnë pak pretendojnë se impulset e tyre seksuale janë maksimale, ndërsa vetëm 10% e njerëzve të paguar mirë pretendojnë të njëjtën gjë.

Megjithatë, edhe pse të paguarit priren të bëjnë më pak seks, ata janë më aventurierë kur futen nën çarçafë. 45% e tyre kanë provuar seks me tre persona, të paktën një herë, krahasuar me ata që fitojnë më pak (19%). Po ashtu, 83% e fituesve të majmë kanë provuar të bërit dashuri jashtë shtëpisë.

Sipas studimit, njerëzit që marrin një rol dominant në vendin e punës, preferojnë një pozicion më pasiv në shtrat: 4/5 e atyre që paguhen tepër preferonin që partneri i tyre të qëndronte sipër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama