Peshkaqenët mund të jenë krijesat më vdekjeprurëse në planet, por ka edhe një rrezik më të madh për jetën tuaj: fotot selfie.
Më shumë njerëz kanë vdekur sivjet duke bërë foto selfie, sesa nga sulmet e peshkaqenëve.
Në total numri i atyre që kanë vdekur duke bërë selfie është 12, ndërkohë që ka pasur vetëm 8 viktima nga peshkaqenët.
Javën e shkuar, një 66-vjeçar japonez vdiq duke bërë një selfie në Taj Mahal.
Ai rrëshqiti dhe u përplas në shkallë.