Mbyllet votimi. gati arrestimet per Doshin dhe Frrokun

Mbyllet votimi. gati arrestimet per Doshin dhe Frrokun

Tetedhjete deputete te Kuvendit te Shqiperise votuan pro heqjes se imunitetit per deputetein Tom Doshi dhe 79 per Mark Frrokun, ndersa ne votim nga opozita mori pjese vetem deputetja Mesila Doda.

Opozita e bojkotojë këtë votim me pretendimin se nuk u bë transparencë por edhe me merakun e rrjedhjes së votave. Pas mbledhjes së grupit sot në mëngjes, opozita erdhi me qëllimin e qartë në sallën e Kuvendit: Të shtyjë votimin për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, pasi politikisht asaj i konvenonte zgjatja e kësaj afere..

Me argumentin se seanca për të aprovuar këtë kërkesë duhet zhvilluar 48 orë nga dorëzimi i raportit të Këshillit për Imunitetin, deptuetët e opozitës këmbëngulën që nga nisja e seancës që votimi i fshehtë për Doshin dhe Frrokun të shtyhej. Por pas debatesh të gjata shumica votoi në bllok dhe me urdhër politik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama